Presidentja Osmani uron Papa Leo XIV

Në emër të popullit të Kosovës, presidentja shpreh urimet më të sinqerta për udhëheqjen shpirtërore të Papës në një kohë sfidash globale.

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Papën e sapozgjedhur, Shenjtërinë e Tij Papa Leo XIV, me rastin e emërimit të tij në krye të Selisë së Shenjtë. Përmes një postimi zyrtar, Presidentja Osmani ka shprehur urimet më të sinqerta në emër të popullit të Republikës së Kosovës, duke vënë theksin në rëndësinë e udhëheqjes shpirtërore të Papës në një periudhë sfiduese për njerëzimin.

“Zëri i tij do të ketë peshë të madhe në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri. Uroj që pontifikati i tij të karakterizohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe përkushtimi i thellë ndaj dinjitetit të çdo njeriu,” ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar gjithashtu rolin e rëndësishëm që Selia e Shenjtë ka pasur historikisht në promovimin e paqes dhe solidaritetit mes popujve, duke shprehur shpresën për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Vatikanit.

Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur papa i 267-të në histori.

69-vjeçari nga Chicago është Papa i parë nga SHBA-ja. Ai do të njihet si Leo XIV.

Konsiderohet si lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit.

Pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku./BS

Artikujt e fundit

Konflikti nuk mund të jetë kurrë zgjidhja e duhur

Intervistë me Dr.Pier Carlo Lava Menaxher Social Media në...

“Njeriu që guxon të humbasë një orë kohë, nuk e ka zbuluar vlerën e jetës” 

Disa thënie për jetën. “Mendoj se të biesh në dashuri...

Dua Lipa i kërkon mbrojtje kryeministrit britanik nga inteligjenca artificiale

Dua Lipa, Sir Elton John, Sir Ian McKellen dhe...

Asllani merr vendimin përfundimtar para dy trofeve të rëndësishëm

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në verë....

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë zbulimi unik i arkeologjisë shqiptare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë...

Konflikti nuk mund të jetë kurrë zgjidhja e duhur

Intervistë me Dr.Pier Carlo Lava Menaxher Social Media në...

“Njeriu që guxon të humbasë një orë kohë, nuk e ka zbuluar vlerën e jetës” 

Disa thënie për jetën. “Mendoj se të biesh në dashuri...

Asllani merr vendimin përfundimtar para dy trofeve të rëndësishëm

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në verë....

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë zbulimi unik i arkeologjisë shqiptare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur...

Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar...

Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier viziton nesër disa qendra votimi

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it,...

Trump të huajve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka...

Ja ku do të votojnë Edi Rama, Sali Berisha deri te Tom Doshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm