Presidentja Osmani: “97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ka ngritur shqetësimin e vendit lidhur me masat kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se Kosova mbetet shteti më pro-evropian në botë.

Ajo bëri thirrje për të gjithë anëtarët dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian që të marrin vendim për të hequr këto masa.

“Në fund të fundit, migrimi lidhet edhe me erozionin e besimit dhe të shpresës brenda disa vendeve. Prandaj, duhet të investojmë në rritjen e shpresës, veçanërisht tek të rinjtë në ato vende. Tani, kemi folur për shumë mënyra se si mund të rrisim shpresën, dhe jo domosdoshmërisht për ta përmbyllur tryezën e rrumbullakët, por ndoshta për shkak se përfaqësoj Republikën e Kosovës, është thelbësore ta përmend edhe këtu.

Se si shpresa mund të shuhet realisht edhe në përputhje me Bashkimin Evropian. Kjo është mënyra se si shpresa gërryhet. Unë përfaqësoj një vend që është plotësisht i gjallë në përputhje me politikën e sigurisë së Bashkimit Evropian, por njëkohësisht i vetmi në rajon që është nën masa kufizuese. Askush, as Bashkimi Evropian, nuk është në gjendje të na tregojë pse është kështu. Për këtë arsye, më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi për të bërë edhe një herë thirrje për të gjithë anëtarët dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian që të marrin më në fund atë vendim të guximshëm për të hequr këto masa ndaj kombit më pro-evropian në botë,” ka thënë Osmani.

Ajo shtoi se 97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë dhe kjo nuk duhet të merret si e mirëqenë dhe se, përkundrazi, është një vlerë.

“Një vlerë e veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për popullsinë më të re në moshë në Evropë, një popullsi që nuk prodhon emigrim, por që ka aq shumë potencial për të rritur zhvillimin dhe konkurrencën në Bashkimin Evropian. Prandaj, miq të dashur të popullit dhe vendit tonë, shpresoj që kjo të merret në konsideratë nga secili prej jush. Sepse vendosja e masave kufizuese ndaj një shteti pro-evropian nuk tregon forcë strategjike, por konfuzion,” shtoi ajo.

Osmani në fund tha se nevojitet një vendim i guximshëm nga Bashkimi Evropian për të rritur shpresën, jo për ta vrarë atë, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Rama e njohu Macronin me projektin e “Ecole 42”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti francez, Emanuel...

Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s në Paraguai

Në Asunción të Paraguait po zhvillohet Kongresi i 75-të...

Donjeta Sadiku me zemër të madhe në Poloni

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, fitoi medaljen e artë në...

Cristiano Ronaldo së shpejti mund t’i bashkohet grupit të pronarëve të Almerias

Mohamed Al-Khereiji është bërë zyrtarisht pronari i ri i...

Raphinha: Besimi i Flick ishte vendimtar për sezonin tim

Raphinha ka qenë një nga lojtarët më të spikatur...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Gazetaria e lirë dhe e pavarur është një gur themeli i demokracisë

Ambasadorët e QUINT pas raportit të Reporterëve Pa Kufij...

Rama e njohu Macronin me projektin e “Ecole 42”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti francez, Emanuel...

Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s në Paraguai

Në Asunción të Paraguait po zhvillohet Kongresi i 75-të...

Donjeta Sadiku me zemër të madhe në Poloni

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, fitoi medaljen e artë në...

Cristiano Ronaldo së shpejti mund t’i bashkohet grupit të pronarëve të Almerias

Mohamed Al-Khereiji është bërë zyrtarisht pronari i ri i...

Raphinha: Besimi i Flick ishte vendimtar për sezonin tim

Raphinha ka qenë një nga lojtarët më të spikatur...

Më dëgjoni mua…

Nga: PhD: Xhavit LIPAJ, Andermatt Më dëgjoni mua, jo si...

Në Philadelphia u organizua panairi shqiptar

Nga dr. Sadik Elshani Komuniteti shqiptaro – amerikan i Philadelphias...

Blindohet Roma, ceremonia për Papa Leo XIV

Roma po përgatitet për ceremoninë e zgjedhjes së Papa...

Yamal: Ky është vetëm fillimi

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm që e pa Barcelonën...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm