Njësoj sikurse liderët e tjerë, ajo u prit nga nikoqiri i ngjarjes, kryeministri shqiptar Edi Rama.
Tirana po bën bashkë sot 47 liderë shtetesh e qeverish. Samiti zhvillohet nën temën: “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”, duke reflektuar sfidat e kohës si lufta në Ukrainë, siguria në kontinent dhe sfidat e përbashkëta demokratike dhe ekonomike, njofton rtk.