Presidenti francez Macron: Gjithmonë në krah të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama priti presidentin francez, Emmanuel Macron në kuadër të vizitës së tij zyrtare që po mban në vendin tonë.

Në konferencën për shtyp, Rama vlerësoi marrëdhëniet me Francës duke u shprehur se tashmë kanë hyrë në një fazë të re.

“Është një nder i veçantë, por edhe një ndjesi e jashtëzakonshme mbarësie që në një kohë kaq të shkurtër presidenti i Francës riviziton Shqipërinë dhe qëndron për një tjetër vizitë bilaterale, gjë që na jep shumë krenari por dhe shumë mirënjohje për këtë shtysë të fortë nga ana e presidentit dhe republikës së Francës në marrëdhëniet me Shqipërinë që kanë hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë.

 Kemi këtë herë bërë një bilanc të punëve të realizuara pas vizitës së parë historike të presidentit që ishte i pari kryetar shteti i Francës që viziton Shqipërinë dhe kemi vazhduar të nënshkruajmë marrëveshje të tjera për të thelluar bashkëpunimin në fushat e paracaktuara edhe në marrëveshjen kuadër midis dy qeverive., tha Rama.

Në fjalën e tij, presidenti francez theksoi se Franca do të mbështesë Shqipërinë drejt rrugëtimit për t’u bashkuar familjes së madhe, Bashkimit Europian. Macron vlerësoi se Shqipëria ka bërë avancime të mëdha.

“Është një lumturi e madhe të jem prapë këtu, në Shqipëri. Bashkëpunimi universitar po bëhet realitet. Në fushën ekonomike projekti prioritar menaxhimi I ujit, turizmi , bujqësia. Kjo për të thënë se deklaratat e mëparshme u bënë realitet. Kemi avancuar në temat e mbrojtjes, do vijojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes, kemi vijuar bashkëpunim dhe për më shumë aktorë francezë, prania jonë është në të gjitha rajonin. Franca do jetë krah jush për kapacitet financimi. Përtej kësaj marrëdhënie dy palëshe, duam të shkojmë më tej. Vendi i Shqipërisë në BE, është i rëndësishëm Shqipëria ka bërë avancime të mëdha, kam besim te ajo që do bëni, jam i lumtur për mandatin .Udha e Shqipërisë drejt BE është shumë e qartë. Franca do jetë krah jush për t ju shoqëruar në këto reforma”, u shpreh presidenti i Francës. .

Më herët në Kryeministri Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim. Memorandum i cili përfshin krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit francez në pak kohë, ndërsa e fundit u shënuar në vjeshtën e 2023-shit, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Presidenti Begaj pret Presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të shtunë (17 maj)...

Cilat shtete kanë më së shumti fitore në garën evropiane të muzikës?

Festivali Evropian i Këngës për vitin 2025 po zhvillohet...

Deri kur? Për të 17-ën herë dështon konstitutimi i Kuvendit

Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në...

Rama sot zgjohet “me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri”

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një përmbledhje të...

Trump thotë se SHBA duhet ta marrë Gazën dhe ta kthejë në një ‘zonë të lirë’

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rripi i...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Rama dhe Macron në forumin ekonomik në Tiranë. Fjalim edhe dhëndri i Donald Trump

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Emmanuel Macron po marrin...

Presidenti Begaj pret Presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të shtunë (17 maj)...

Cilat shtete kanë më së shumti fitore në garën evropiane të muzikës?

Festivali Evropian i Këngës për vitin 2025 po zhvillohet...

Deri kur? Për të 17-ën herë dështon konstitutimi i Kuvendit

Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në...

Rama sot zgjohet “me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri”

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një përmbledhje të...

Rita Ora e nominuar për herë të parë në Kids’ Choice Awards 

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka shënuar...

Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Poloni

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në Kupën e...

Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet paralamentare të 9 shkurtit...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm