Eurodeputeti kroat, njëherësh raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka deklarua se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian derisa ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga politika e botës serbe.
“Serbia nuk mund të hyjë në BE derisa të njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga politika e botës serbe. Dhe as Mali i Zi dhe as Ukraina nuk do të hyjnë në vitin 2030″, ka thënë Picula, për gazetën kroate ‘Jutarnji List’.
“Politika e Vuçiqit për të akuzuar Kroacinë se qëndron pas revolucionit me ngjyra është përpjekja e tij e lirë për të fituar legjitimitet shtesë në publikun serb. Ai tani do të preferonte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës, por ai i harxhoi të gjitha kreditë pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjska në vitin 2023, kur një polic i Kosovës do të ishte shumë më i shtrenjtë se provokimi i tij në Kosovë sesa një polic i Kosovës”, ka thënë pos tjerash Picula.
Ai në një intervistë për gazetën ‘Jutarnji List’ tha se “deri në vitin 2030, as Mali i Zi dhe as Ukraina nuk do ta bëjnë këtë.
“Unë jam skeptik për hyrjen e anëtarëve të rinj deri në vitin 2030, madje edhe për Malin e Zi. Nuk jam optimist për këtë. Nëse nesër do të organizohej një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, nuk duhet pritur një rezultat spektakolar. Vuçiq e përdor BE-në si bankomat”, shtoi Picula, njofton rtk.