Pesë muaj pa Kuvend funksional dhe me qeveri në detyrë, në një moment vendimtar për shtetin

Nga: Muhamet HAJRULLAHU, Prishtinë

(Kryeredaktor i telegrafi.com)

Kosova po përballet me një ngërç të thellë institucional. Pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi ende nuk është konstituuar dhe vendi po qeveriset nga një qeveri në detyrë. Kjo situatë ndodh në një periudhë kur vendi ka nevojë për vendimmarrje të qartë dhe funksionim të plotë institucional, për të avancuar në njohje të reja, reforma shtetërore dhe integrim evropian.

Pse ka rëndësi funksionimi i shpejtë i institucioneve?

Kosova nuk mund të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE-së pa një qeveri dhe Kuvend funksional që miratojnë ligje dhe zbatojnë reformat. Aleatët ndërkombëtarë kanë kërkuar formimin e institucioneve të reja dhe rifillimin e reformave. Mungesa e vendimmarrjes strategjike po ndikon negativisht agjendat diplomatike të Kosovës, përfshirë lobimin për njohje të reja dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës e institucione tjera.

Gjendja aktuale në muajin e pestë të ngërçit

Kuvendi nuk është konstituuar që nga dhjetori 2024, pavarësisht 10 tentativave të pasuksesshme për mbledhje konstituive. Marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet e rëndësishme mbeten të pezulluara. Zgjedhjet lokale, të planifikuara për vjeshtën e këtij viti, po diskutohen më shpesh e me to edhe zgjedhjet  e reja të jashtëzakonshme parlamentare. Albulena Haxhiu, e propozuar nga LVV si kandidate për kryetare të Kuvendit, nuk është pranuar nga partitë opozitare (PDK, LDK dhe AAK). LVV vazhdon të insistojë në kandidaturën e saj, duke u thelluar edhe më tej ngërçi institucional dhe mungesa e konsensusit politik.

Si mund të zgjidhet kjo krizë?

Kompromis për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, si hap i parë për të zhbllokuar procesin; koalicion i ri qeverisës, që do të siguronte shumicën për Kuvendin dhe zgjedhjen e Presidentit në vitin 2026;  zgjedhje të parakohshme një opsion që po përmendet gjithnjë e më shpesh në diskursin politik ose dialog i sinqertë ndërpartiak, për të tejkaluar bllokadën dhe për të rivendosur funksionimin institucional dhe besimin publik.

Për fund, Kosova ka nevojë urgjente për lidership të matur, të përgjegjshëm dhe strategjik, që e kupton peshën e momentit dhe sfidat me të cilat përballet vendi edhe në aspektin gjepolitik. Pa institucione funksionale dhe një drejtim të qartë, Kosova rrezikon të humbasë mundësi për avancim ndërkombëtar, përfshirë financim nga BE-ja, progres në dialogun me Serbinë dhe forcim të mëtejshëm të shtetësisë.

Artikujt e fundit

Kardinalët hyjnë në izolim para konklavës sekrete për zgjedhjen e Papës

Kardinalët që do të marrin pjesë në konklavën sekrete...

Presidentja Osmani uron Friedrich Merz për postin e kancelarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar liderin...

Barduani: KFOR-i s`është i shqetësuar nga vakumi institucional në Kosovë

Komandanti i misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të...

Fryrja dhe gazrat janë vetëm fillim i problemeve

Me kombinimin e keq të artikujve mund të rrezikoni...

SUPERSFIDA Inter-Barcelona, në lojë është një biletë për finalen e madhe të Mynihut

Pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë në...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Plotë 75 mijë tifozë, rekord të ardhurash dhe koreografi gjigante — Inter vs Barcelona

Futbollistët e Interit dhe Barcelonës do të përballen sonte...

Kardinalët hyjnë në izolim para konklavës sekrete për zgjedhjen e Papës

Kardinalët që do të marrin pjesë në konklavën sekrete...

Presidentja Osmani uron Friedrich Merz për postin e kancelarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar liderin...

Barduani: KFOR-i s`është i shqetësuar nga vakumi institucional në Kosovë

Komandanti i misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të...

Fryrja dhe gazrat janë vetëm fillim i problemeve

Me kombinimin e keq të artikujve mund të rrezikoni...

Inter apo Barcelonën?

Përveç ndeshjes së shumëpritur Inter-Barcelona, dita e sotme është...

Taravari ka në dorë fatin e qeverisë? Mexhiti: Ka shkelur fjalën

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti ka reaguar...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm