Përjashtimi i tifozëve nga Kosova për Shqipëri-Serbi? Reagon FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër ndaj një lajmi, i publikuar së fundmi nga një media online me bazë në Zvicër, e cila pretendonte pa asnjë bazë faktike se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar nga ndjekja e ndeshjes Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Air Albania”.

Në një reagim zyrtar, FSHF e ka quajtur këtë informacion “krejtësisht të pavërtetë dhe abuziv”, duke theksuar se i ka dërguar një komunikim zyrtar medias në fjalë dhe është në pritje të një përgjigjeje formale. Federata sqaron se procesi i aplikimit për bileta do të jetë transparent dhe i hapur për të gjithë tifozët, pa asnjë lloj diskriminimi apo përjashtimi.

Aplikimi nis më 15 maj përmes një formulari elektronik që do të publikohet në faqen zyrtare të FSHF-së dhe do të zgjasë për dy javë. Më pas, në fund të muajit, do të zhvillohet një short elektronik që do të përcaktojë tifozët që do të kenë të drejtë të blejnë biletat. Të përzgjedhurit do të njoftohen përmes email-it.

Në fund të deklaratës, FSHF fton të gjithë tifozët shqiptarë, kudo që ndodhen, të ndjekin vetëm informacionet zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme, duke theksuar angazhimin e saj për një organizim dinjitoz dhe gjithëpërfshirës të kësaj sfide të rëndësishme./KJ

Artikujt e fundit

Mesfushori shqiptar i Zvicrës në garë për “Futbollistin e Vitit” në Belgjikë

Mesfushori i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, ka luajtur...

Kundërsulm i PSG ndaj Mbappe, i kërkon 98 milionë euro

Beteja ligjore mes PSG-së dhe Kylian Mbappe vazhdon pa...

Celibashi: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në një prononcim...

BE njeh zgjedhjet e 11 majit: Proces transparent, por klima e polarizuar!

Bashkimi Europian në qëndrimin e parë për zgjedhjet e...

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025 

Shndrin Shkodra Elektronike, shkon në finalen e madhe të...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Afshi i tokës së shkelur

Nga: Dashnim HEBIBI Afshi i tokës së shkelur Çasti për të...

Mesfushori shqiptar i Zvicrës në garë për “Futbollistin e Vitit” në Belgjikë

Mesfushori i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, ka luajtur...

Kundërsulm i PSG ndaj Mbappe, i kërkon 98 milionë euro

Beteja ligjore mes PSG-së dhe Kylian Mbappe vazhdon pa...

Celibashi: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në një prononcim...

BE njeh zgjedhjet e 11 majit: Proces transparent, por klima e polarizuar!

Bashkimi Europian në qëndrimin e parë për zgjedhjet e...

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025 

Shndrin Shkodra Elektronike, shkon në finalen e madhe të...

Jost Meyer: “Sot, duke nderuar z. Lipaj, ju nderuat krejt Andermatt-in”

Përgaditi: Dashnim HEBIBI, Andermatt Reportazh nga Andermatt: Nderim i veçantë...

Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren

Paçka se numërimi në disa qytete vijon dhe suksesi...

Ekrem Bardha një zemër e madhe e një shpirt i bardhë

Nga: Xhemail Peci Ekrem Bardha i takon brezit të atdhetarëve...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm