Për Behar Gjokën dhe veprën e tij “Petro Marko-shkrimtar i lirisë”

Aleksandër Çipa

Studiuesi dhe kritiku Behar Gjoka përfaqëson në kritikën shqiptare një ndër zërat më dinamikë të shprehjes dhe shqyrtimeve letrare. Studimi monografik “Petro Marko-shkrimtar i lirisë” pasuron kolanën vetiake të kritikut, por në tërësinë e studimeve tona shton një botim me peshë të pazakontë shqyrtimi dhe analize letrare, sikundër mund të thuhet se vendos një “gur” të duhur referencial për thellësinë shqyrtuese. Mbërritja tek ky libër studimor paraprihet nga një punë prej demiurgu dhe përvojë e thellë shqyrtuese për shkrimtarinë e shkrimtarëve të rendit të lart,ë të letërsisë shqipe si Kadare, Trebeshina, Kuteli, Pashku etj.,etj.

Libri për Petro Markon sjell një tekst studimor dhe analize kulturore, ku jo vetëm skanohen përimtësisht tekstet dhe raportet e jetës autoriale me ndikimet sociokulturore në momentet kur u shkruan, por depërtohet në proceset e ndërlidhjeve estetike, qofshin ato edhe indirekte.

Studiuesi Gjoka për këtë monografi, ia ka dalë të ketë maksimalisht në funksion laboratorin e vet shqyrtues për një shkrimtar që mbeti Odise nëpër odisetë e jetës së vet. Si askush prej studiuesve të këtij shkrimtari dhe shumë të tjerëve të shumëlexuar dhe të shumëdiskutuar, filologu Gjoka ka hulumtuar në tekst dhe ka përqasur prej jetës së autorit shumëcka ndikuese dhe të ndikueshme.

Ka tejlënë simpatinë dhe ka ofruar një lëndë studimore të cilësisë së pakkrahasueshme me pararendës studiues të këtij shkrimtari, duke na shtuar në bibliotekë një artefakt libror që mbart brendinë empatike. Kjo monografi për “shkrimtarin e lirisë” është mishërim i një kalimi filigramik nëpër tërë thellinat kuptimore dhe tekstore të shkrimtarit, i cili e pati gjithë udhëtimin e jetës të ashpër, por të pandarë nga procesi shkrimor për të.

Behar Gjoka sjell një studim në gjuhë të lartë duke mbetur në mjeshtërinë e raporteve dhe pozicionit që sugjeron T.S.Eliot për kritikën se nëse “tejkalon njërën anë, kritika letrare pushon së qeni letrare dhe nëse e tejkaloni nga një anë tjetër, pushon së qeni kritikë’. Në këtë monografi për personalitetin letrar të Markos, lexuesi fiton njohjen për personalitetin letrar dhe filologjik të vetë autorit Gjoka. /GD

Artikujt e fundit

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Tifozët e Barcelonës rrezikojnë të mos shohin ndeshjet e fundit për shkak të një greve

Në një moment vendimtar për sezonin e Barcelonës, ku...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Për shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, rruga për...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm