Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend.
Sipas njoftimit nga Presidenca, të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, në kuadër të mandatit teknik të këtij misioni që përfshin monitorimin, mentorimin dhe këshillëdhënien.
Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv me EULEX-in, me synim forcimin e rendit kushtetues dhe përparimin e sundimit të ligjit në Kosovë. /TEL