Osmani dekoroi kryeministrin e Malajzisë me Urdhrin e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Malajzi, u prit sot me nderime të larta shtetërore nga Kryeministri Anwar bin Ibrahim, në Kompleksin qeveritar “Perdana Putra” në Putrajaya.

Bëhet e ditur se në këtë takim, Presidentja Osmani falënderoi Kryeministrin Anwar për mbështetjen e palëkundur që Malajzia i ka dhënë Republikës së Kosovës, duke theksuar se Malajzia ishte ndër shtetet e  para në botë që e njohu pavarësinë e Kosovës më 2008.

Kryeministrin Anwar, Osmani e falënderoi edhe për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se ky vendim do të hapë mundësi të reja për forcimin e lidhjeve  ndërmjet qytetarëve të të dy shteteve, por edhe në bashkëpunimin në sfera të interesit të përbashkët.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e Malajzisë në periudhat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës që nga paslufta e deri më sot, ndaj falënderoi kryeministrin Anwar për vazhdimin e mbështetjes për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Në shenjë mirënjohjeje për njohjen dhe kontributin nga shteti i Malajzisë për pavarësinë e Kosovës, procesin e shtetndërtimit dhe përkushtimin e tij për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, Presidentja Osmani e dekoroi Kryeministrin Anwar Ibrahim me Urdhrin e Pavarësisë”, njofton zyra për informim e Presidencës.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në sferën e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, turizmit, dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Në këtë kontekst Osmani shtroi nevojën e mbajtjes së një forumi ekonomik Kosovë–Malajzi.

“Presidentja Osmani e ftoi Kryeministrin Anwar për një vizitë zyrtare në Kosovë, si dëshmi e vullnetit të përbashkët për ta avancuar më tej këtë partneritet. Bashkëngjitur gjeni linkun e videos nga Pritja me nderime të larta shtetërore nga Kryeministri Anwar bin Ibrahim, në Kompleksin qeveritar “Perdana Putra” në Putrajaya, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Tifozët e Barcelonës rrezikojnë të mos shohin ndeshjet e fundit për shkak të një greve

Në një moment vendimtar për sezonin e Barcelonës, ku...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Për shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, rruga për...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm