Orban kërcënon me largim nga BE: Hungaria jashtë kur Evropa nuk ka asgjë për të ofruar

Qeveria e Viktor Orban ka nisur një “konsultim” popullor për anëtarësimin e Ukrainës në BE: të gjithë votuesit po marrin një fletë votimi me postë për të vendosur mbi anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Vota ka pamjen e referendumit, por nuk ka vlerë juridike; Orban e përdor rregullisht këtë mjet për të legjitimuar pozicionet e tij euroskeptike. Në funksion të këtij votimi, qeveria po promovon gjithashtu një propagandë të pamëshirshme: postera gjigantë me fotot e Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky shfaqen në rrugë: “Ne nuk do t’i lejojmë ata të vendosin për ne!”. Në një letër drejtuar votuesve, Orban pretendon se “Brukseli po përshpejton pranimin e Ukrainës pa pyetur opinionin e popullit”, ndërsa kjo do t’i shkaktonte dëme të mëdha Hungarisë, me rreziqe për fermerët, vendet e punës dhe pensionet. Sipas Orban, Ukraina nuk mund ta fitojë luftën kundër Rusisë dhe hyrja e saj do të shkatërronte BE-në.

Orban shpreson për mbështetje masive për të justifikuar pozicionin e tij për këtë çështje në Bruksel, por ai gjithashtu shpreson të ketë një argument në luftën e tij të brendshme kundër kundërshtarit të tij të rrezikshëm, Peter Magyar, i cili mund ta mposht atë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Nëse Bashkimi Evropian “do të kishte qenë si sot në vitin 2004, nuk është e sigurt që ne do t’i bashkoheshim”, tha gjithashtu Viktor Orban gjatë një forumi të partisë Fidesz. Duke komentuar pozicionin aktual të Hungarisë, Orban nuk e përjashtoi daljen e Budapestit nga BE, por shtoi: “Ne duhet të vendosim se kur do të vijë momenti kur do të ia vlen të merret vendimi për t’u larguar”.

Sipas kryeministrit, “dalja duhet të ndodhë kur disavantazhet e anëtarësimit të jenë më të mëdha se avantazhet”, dhe tani për tani “ai moment nuk ka ardhur ende”. Më pas, kryeministri hungarez iu kthye çështjes së anëtarësimit të Ukrainës në BE. Në një postim në Facebook, ai shkroi se nëse kjo do të ndodhte, “ne mund të humbim gjithçka për të cilën kemi punuar gjatë 15 viteve të fundit”, pasi hyrja e Kievit do të nënkuptonte “fundin e subvencioneve bujqësore, ulje të taksave komunale dhe shtesat e fëmijëve”./BW

Artikujt e fundit

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Çiklistët shpesh trajtohen si një nga grupet më të...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Mbledhjet e pranverës në Uashington – Ekonomia shqiptare merr vlerësime nga FMN dhe Banka Botërore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin me Kosovën. Fundjava e fundit e prillit fluks në Morin

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët...

Presidenti Begaj: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një...

Presidentja Osmani: Masakra e Mejës, njëra nga plagët më të thella të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm