Njoftim nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër

Saga e poetit, shkrimtarit, eseistit, kritikut letrar Prend Buzhala.

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Shoqata humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër kanë nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojnë në mbrëmje kulturore letrare, të organizuar në nderim të veprës së poetit, shkrimtarit, eseistit dhe kritikut letrar të shquar profesor Prend Buzhala.

Gjatë kësaj mbrëmjeje të veçantë do të dëgjojmë reflektime për jetën dhe krijimtarinë e Prend Buzhalës nga shkrimtarë e studiues të njohur: Musa Jupolli, Mentor Thaqi, Shefqet Dibrani, Muharrem Blaka, Brahim Avdyli, Bardhec Berisha – Bardhi

Shijojmë recitime nga aktorë profesionistë: Dan Morina dhe Veli Berisha

Përcillet atmosfera me muzikë e valle artistike nga: Shqiponjat e Luzernit

Në këtë takim janë të pranishëm dy artdashës me tablotë e tyre: Arsim Berisha dhe Pren Berisha. Dhe natyrisht, do të kemi nderin të dëgjojmë një fjalë të veçantë nga vetë profesori i nderuar Prend Buzhala.

Fjalë përshëndetëse nga kryetar i shoqatës “Nënë Tereza” Nue Zalli. Pas përfundimit të programit, mysafirët janë të ftuar të marrin pjesë në një apero miqësor. Ejani të ndajmë së bashku një natë të pasur me fjalë, ndjesi dhe kulturë, në shenjë

mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe.

Vendi: Rodtegstrasse 6, 6005 Luzern

Data: E Diel, 11.05.2025

Ora: 18:30

Nr. për informim: + 41 76 741 57 35

+41 76 476 34 06

Artikujt e fundit

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Çiklistët shpesh trajtohen si një nga grupet më të...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Mbledhjet e pranverës në Uashington – Ekonomia shqiptare merr vlerësime nga FMN dhe Banka Botërore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin me Kosovën. Fundjava e fundit e prillit fluks në Morin

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët...

Presidenti Begaj: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një...

Presidentja Osmani: Masakra e Mejës, njëra nga plagët më të thella të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm