Së shpejti në rubrikën “9 minuta me Dashnimin”
Njihuni me Dr. Fatlum Ademin – juristin e ri shqiptar që ka arritur titullin doktor shkencash në Zvicër. Me origjinë nga Lugina e Preshevës dhe një rrugëtim të suksesshëm akademik në Universitetin e Cyrihut, ai ndan me ne historinë e tij frymëzuese, sfidat dhe mundësitë e të rinjve shqiptarë në diasporë. Një intervistë që nuk duhet humbur, për të gjithë ata që besojnë në vlerat, edukimin dhe përkushtimin.