Një tjetër Cristiano Ronaldo për Portugalinë

Cristiano Ronaldo Jr ka marrë ftesën e tij të parë zyrtare për të përfaqësuar kombëtaren e Portugalisë U-15, në kuadër të turneut ndërkombëtar që do të zhvillohet këtë muaj.

Talenti i ri do të jetë pjesë e skuadrës që do të përballet me Japoninë, Greqinë dhe Anglinë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Cristiano Ronaldo përmes një postimi në Instagram, ku ndau me ndjekësit emocionin e thirrjes së djalit të tij. 40-vjeçari shoqëroi emrin e të birit me një emoji zjarri dhe shkroi: “Krenar për ty, bir.”

Cristiano Ronaldo Jr, 14 vjeç, aktualisht është pjesë e akademisë së Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku u bashkua me të atin më shumë se dy vite më parë.

Ai ka qenë më parë pjesë e ekipeve të moshave të Juventusit dhe Manchester Unitedit, duke treguar vazhdimisht potencial dhe pasion për futbollin.

Kjo është hera e parë që ai përfaqëson Portugalinë në nivel ndërkombëtar, një hap i rëndësishëm në rrugën e tij drejt ndërtimit të një karriere të suksesshme, nën hijen e njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

Cristiano Ronaldo ka folur më parë për ëndrrën që i biri të luajë një ditë përkrah tij, por ka theksuar se nuk do ta detyrojë kurrë të ndjekë të njëjtin rrugëtim.

“Nuk do ta ushtroj kurrë presion mbi të. Ai do të bëjë çfarë të dojë.

Ajo që dua më shumë për Cristianiton dhe të gjithë fëmijët e mi është që të jenë të lumtur dhe të zgjedhin atë që duan. Do ta mbështes në çdo mënyrë,” është shprehur Ronaldo.

Rrugëtimi ndërkombëtar i Cristiano Ronaldo Jr sapo ka nisur, dhe sytë e botës së futbollit tashmë janë kthyer nga ai, njofton oranews.

Artikujt e fundit

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm