UEFA ka zyrtarizuar emërimet arbitrale për finalen e madhe të Champions League, që do të luhet më 31 maj mes Paris Saint-Germain dhe Interit. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, institucioni më i lartë i futbollit evropian ka bërë të ditur se arbitri rumun Istvan Kovacs do të jetë në qendër të vëmendjes si gjyqtari kryesor i këtij dueli gjigandësh.
Për Kovacs, kjo do të jetë finalja e dytë europiane radhazi, pas asaj të Europa League në sezonin e kaluar, ku ai gjykoi përballjen mes Atalantës dhe Bayer Leverkusen. Së bashku me Kovacs, UEFA ka publikuar edhe emrat e asistentëve, gjyqtarit të katërt si dhe sistemit të VAR/AVAR, që do të asistojnë gjatë finales në Mynih.
Ky është një tjetër konfirmim i nivelit të lartë të performancës së Kovacs në arenën ndërkombëtare, teksa i besohet një nga ndeshjet më prestigjioze të sezonit europian. /R.Lika/KJ