Nis shitja e biletave për finalen e Champions-it, mbi 80 mijë interistë bëjnë kërkesë

Ditën e djeshme, e premte 16 maj, ka nisur zyrtarisht shitja e biletave për ndeshjen PSG-Inter, finalja e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet të shtunën më 31 maj.

Ditën e enjte, klubi zikaltër filloi të shpërndajë kodet e para që mundësojnë blerjen e biletave përmes kanaleve zyrtare të UEFA-s, dhe kjo mund të bëhet nga ora 10:00 deri në 23:59 të ditës së djeshme. Kërkesa ka qenë natyrisht shumë e lartë: mbi 80 mijë tifozë zikaltër kanë provuar të sigurojnë një vend, por biletat e rezervuara për mbështetësit e Interit (ashtu si edhe ato për PSG-n) janë vetëm 18 mijë.

Shumë prej tyre, pra, do të mbeten pa biletë. Klubi ka vendosur të shpërblejë besnikërinë, duke u dhënë përparësi atyre që janë abonentë ose të regjistruar prej më shumë vitesh në një Inter Club.

Kodi i marrë përmes email-it është i vlefshëm për blerjen e një bilete të vetme, është rreptësisht personal dhe i patransferueshëm. Për blerjen e biletës dhe më pas për identifikimin në aplikacionin mobil UEFA Tickets, do të jetë e nevojshme të përdoret e njëjta adresë emaili e përdorur gjatë kërkesës për kodin, njofton oranews.

Artikujt e fundit

At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare

Nga: Arian Galdini, Tiranë At Zef Valentini, një ndër emrat...

Austria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e teta

Mbrëmja gala u moderua nga tre prezantuese. Hazel Brugger,...

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se...

Në Shqipëri vazhdon rënia e popullsisë

INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Çfarë përmban projektligji i madh i Trump? Triliona në ulje taksash, ndryshime në Medicaid…

Përktheu nga AP Rafail Floqi UASHINGTON (AP) — Republikanët në...

At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare

Nga: Arian Galdini, Tiranë At Zef Valentini, një ndër emrat...

Austria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e teta

Mbrëmja gala u moderua nga tre prezantuese. Hazel Brugger,...

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se...

Në Shqipëri vazhdon rënia e popullsisë

INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme...

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është...

Berat Gjimshiti, paratë ose rekordin?

I mungojnë edhe vetëm katër ndeshje. Berat Gjimshiti është...

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ngjallur një interes...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm