Të dashur miq, vëllezër e motra të dashura,
Nesër do të jem në Prishtinë, në një vizitë të papritur, të paparashikuar, por thellësisht të mirëpritur nga zemra ime. E kam të pamundur të mos ndalem në këtë qytet që nuk është vetëm kryeqytet i Kosovës, por një tempull i shpirtit kombëtar shqiptar, një vatër e dijes, e qëndresës dhe e dashurisë për Shqipërinë.
Prishtina për mua ka gjithmonë një emocion të veçantë, është ajo gjendje shpirtërore kur ti nuk je vizitor, por pjesë e një tërësie që të pranon, të kupton dhe të frymëzon. Të jem në Prishtinë, është si të prekësh Atdheun në frymë më të lartë. Këtë herë do të vij me librin tim “Neoshqiptarizmi” në duar, një vepër që s’është shkruar vetëm për t’u lexuar, por për t’u ndjerë, për t’u biseduar, për t’u ndarë si një manifest i vetëdijes sonë kombëtare.
Nëse ndokush nga miqtë, dashamirësit, vëllezërit e motrat në Prishtinë dëshiron të takohemi nesër, me shumë kënaqësi do të gjej kohë për një përqafim, një fjalë, një mendim të ndarë bashkë dhe një kopje të librit.
Më shkruani në kontaktet e mia personale:
+355 68 40 60 131
+355 67 20 51 564
Facebook Inbox: Arian Galdini
Neoshqiptarizmi është vetë thirrja që buron nga thellësia e qenies sonë si shqiptarë. Është përgjigjja ndaj harresës, shpërndarjes dhe amnezisë kombëtare. Është drita që lind kur një popull nuk kërkon më të kthehet pas, por të ngrihet për lart. Është arti i të qenurit shqiptar me dinjitet, pa urrejtje; me dashuri, pa servilizëm; me mendje të ndritur dhe me shpirt dalëzotësie. Kosovë, nesër do të jemi bashkë, si shqiptarë që nuk harrojnë, që nuk heshtin, por që ecin përpara me shpirtin e Neoshqiptarizmit në zemër.
Shihemi nesër!
Me respekt e dashuri,
Arian Galdini