Në vendin ku të gjithë i dinë të gjitha…

Nga: Lazer Stani

Unë jam rritur në një shoqëri aksiomatike, ku të gjitha të vërtetat ishin thënë njëherë e përgjithmonë dhe ty s’të mbetej tjetër, veçse t’i mësoje kokëulur ato të vërteta dhe të bëheshe skllav i tyre. Kryet nuk e kishim për të menduar, por thjeshtë për të nxënë. Këtë e ka thënë Marksi. Është e vërtetë aksiomatike, nuk diskutohet. Këtë e ka thënë Enveri, e vërtetë aksiomatike edhe kjo, nuk diskutohet. Këtë e thotë partia. Kështu është dhe s’ka më as diskutime, as dyshime.

Në adoleshencën time të gjitha rrugët më dukeshin të njohura deri në gurin e fundit kilometrik. A ia vlen të bësh një rrugë që ia di fundin, që e njeh në çdo metër të saj sikur e ke shkelur qindra e qindra herë? Kjo ta heq dëshirën për të udhëtuar edhe me imagjinatë, edhe me trup. Mua nuk më joshnin këto rrugë, përkundrazi, më trishtonin. I shtyrë prej një instinkti të lindur ndoshta, joshesha vetëm nga rrugë të pashkelura më parë, nga rrugë të panjohura. Vetëm duke shkelur nëpër rrugë të tilla, mund t’i provoje të gjitha: ankthin, pasigurinë, frikën, befasinë, çudinë, ndjenjën e të mrekulluarit. Në shkollë isha nxënës i bezdisshëm për mësuesit, ngaqë bëja shumë pyetje, pyetje të cilave mësuesit nuk u përgjigjeshin kurrë, por vetëm ma prisnin shkurt: “Mëso këto që të themi ne!”

Për fat të keq ende kështu më duket shoqëria shqiptare; e ngopur me përgjigje të gatshme dhe e paaftë të bëjë pyetje. Të gjithë duket sikur i zotërojnë të gjitha përgjigjet për gjithçka. Nga kafja më e rrënuar e fshatit në provincën e largët e deri në studiot e televizioneve të kryeqytetit, mbytesh me përgjigje të gatshme, po nuk ndalesh kurrë i hutuar nga një pyetje pa përgjigje.

Artikujt e fundit

Shenjtërimi i pejsazhit dhe atdheu…

Nga: Dr. Dorian Koçi Shtegtimi i vargut dhe filozofisë naimiane...

UNICEF: Holanda, vendi më i mirë në botë për rritjen e fëmijëve

Holanda është renditur si vendi më i mirë për...

Kosova nuk mund dhe nuk do t’i harrojë asnjëherë krimet e kryera nga Serbia

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrat...

Forcimi i bashkëpunimit me komunën Muri bei Bern

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e...

“Zjerm” në Eurovision: Kur një këngë bëhet shpirt kolektiv

Nga Asdren RRAHMANI, Londër Në qytetin e Basel-it në Zvicër,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Është privilegj t’i shërbesh këtij komuniteti…

Nga: Gino Mulliqi Jam i nderuar të ndaj se jam...

Shenjtërimi i pejsazhit dhe atdheu…

Nga: Dr. Dorian Koçi Shtegtimi i vargut dhe filozofisë naimiane...

UNICEF: Holanda, vendi më i mirë në botë për rritjen e fëmijëve

Holanda është renditur si vendi më i mirë për...

Kosova nuk mund dhe nuk do t’i harrojë asnjëherë krimet e kryera nga Serbia

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrat...

Forcimi i bashkëpunimit me komunën Muri bei Bern

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e...

“Zjerm” në Eurovision: Kur një këngë bëhet shpirt kolektiv

Nga Asdren RRAHMANI, Londër Në qytetin e Basel-it në Zvicër,...

Presidenti i Këshillit Europian uron Ramën për fitoren: Urime për këto rezultate mbresëlënëse

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka uruar kryeministrin...

Trump ftesë Putin të takohen në Turqi për marëveshjen e paqes: Kjo është një mundësi

Gjatë udhëtimi nga Riadi drejt Dohas, Presidenti i Shteteve...

I heshtur në zhurmë, por i madh në vepra

9 Minuta me DashniminIntervistë me z. Adnan Mehmeti –...

Rama mbledh qytetarët te Sheshi Skënderbej: Ju falenderoj përgjunjësisht për besimin

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të mërkurë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm