Të dielën, më 18 maj 2025, në Bülach, Zvicër, Shoqata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” organizon ekspozitën kulturore “Gjergji në Art” në kujtim të 620-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Aktiviteti do të zhvillohet në Grampenweg 5, 8180 Bülach, duke filluar nga ora 11:00, me program artistik nga ora 13:00.
Ekspozita do të sjellë vepra nga artistë të njohur të fushave të pikturës, skulpturës dhe muzikës, si dhe një koleksion me foto-kolazhe të muralëve dhe shtatoreve të Skënderbeut në ngulimet arbëreshe.
Pjesëmarrësit mund të kontribuojnë financiare sipas dëshirës. Hyrja është e lirë.
SAM24.info