Moisiu: Ende nuk dimë të bëjmë zgjedhje siç duhet, të bashkohemi për të ardhmen! 

Ish-presidenti Alfred Moisiu është shprehur se vendi ynë ende nuk ka arritur të zhvillojmë zgjedhje të denja,ndërsa kërkoi që partitë politike duhet të jenë të kujdesshëm me gjuhën që përdorin dhe pavarësisht ndasive politike duhet të bashkohen për sfidat e mëdha që ka vendi. Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, në një intervistë për Ora News theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe dinjitoz.

“Kanë kaluar shumë vite që organizojmë zgjedhje, por ende nuk jemi mësuar t’i bëjmë ato siç duhet, të paktën gjatë periudhës parazgjedhore”, tha Moisiu. Ish-presidenti thekson se zgjedhjet janë një ngjarje madhore për çdo komb, por nuk duhet parë si një moment për përçarje apo gjuhë urrejtjeje.

Ai bën apel për bashkim dhe reflektim mbi problemet madhore që ka vendi, duke ftuar qytetarët të votojnë me përgjegjësi për të ardhmen.

“Gjuha duhet të jetë e kujdesshme, të mos kalojë në brutalitet apo në sjellje që na rikthejnë në periudha të errëta të së kaluarës”, u shpreh ish-kreu i shtetit shqiptar. Në përfundim, Moisiu shprehu shpresën për një proces zgjedhor të qetë dhe me pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se qytetarët kanë në dorë të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë. / Nga Sonila Musai, oranews.

Artikujt e fundit

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm