
Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Dietikon
Intervistë e ekskluzive me Meti Krasniqin – kryetar i Rrjetit të Miqësisë në Zvicër
(Rubrika “9 minuta me Dashnimin” –SAM24.info)
Në redaksinë tonë erdhi me qetësinë dhe elegancën që e karakterizon: Meti Krasniqi, një personalitet tashmë i formuar në diasporën shqiptare të Zvicrës, i njohur për mendjen analitike të një menaxheri modern dhe zemrën e hapur të një mikpritësi të vërtetë. Ai flet butë, por fjalët i ka të renditura me kujdes – çdo togfjalësh rrezaton besimin se miqësia mund të shndërrohet në energji shoqërore.
Në këtë intervistë, Meti na çon përtej statistikave të diasporës dhe na tregon se si dashuria për gjuhën, respekti për besën dhe dëshira për t’u ndihmuar janë ngritur në një strategji konkrete bashkimi: “Rrjeti i Miqësisë”. Fjala e tij është ftesë për reflektim, por edhe plan veprimi – dëshmi se kur vizioni takohet me karakterin, lind një forcë që i jep zë unitetit shqiptar. Ju falenderoj nga zemra, i nderuari z. Dashnim Hebibi, për këtë mundësi të veçantë për të ndarë historinë e Rrjetit të Miqësisë me lexuesit tuaj! Njëkohësisht, ju përgëzoj për platformën e juaj më se të nevojshme në kohën e sotme. Rrjeti i Miqësisë mori formën e tij fillestare në mënyrën spontane gjatë vitit 2021, duke u krijuar mbi bazën e një shoqërie të sinqertë dhe të hapur.
Fillimisht, ai lindi si një rrjedhë e natyrshme nga disa shokë të Rrjetit Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, ku përtej bashkëpunimit profesional, u ndërtuan edhe lidhje të forta miqësore. Me kalimin e kohës, kjo traditë e përbashkët u zgjerua dhe filluam të organizonim iftare me pjesëmarrjen e një rrethi më të gjerë shoqëror dhe afaristësh shqiptarë. Këto takime u pritën jashtëzakonisht mirë dhe krijuan një ndjenjë bashkimi mes nesh. Ndërkohë, komuniteti filloi të na identifikonte me emra të ndryshëm dhe një nga më të përdorurit ishte “Grupi i Iftarit.” Në vitin 2024, duke parë zhvillimin dhe ndikimin e këtij grupi, e konsideruam të domosdoshme ta formalizonim dhe ta zgjeronim më tej këtë iniciativë. Kështu, morëm vendimin që ta quajmë zyrtarisht “Rrjeti i Miqësisë,” një emër që përfaqësonte më së miri atë që tashmë ishim dhe atë për të cilën qëndronim.
Rrënjët
Meti Krasniqi tregon se zanafilla është një darkë e thjeshtë në Ramazan, pranverën e 2021‑it, kur disa sipërmarrës shqiptarë të Zvicrës Qendrore u mblodhën për t’u njohur më mirë jashtë kornizës së biznesit.
Në vitin 2024, pas tre vitesh takimesh, grupi miratoi emrin “Rrjeti i Miqësisë” dhe tri parime statutare:
1. Miqësia ndahet me nder.
2. Miqësia pranohet me nder.
3. Miqësia mbahet me nder.
“Në thelb është një pakt besimi, nënvizon Krasniqi.
Rrjeti sot ka nëntë miq “rezidentë” dhe disa dhjetëra simpatizantë. Për t’u bërë mik i plotëfuqishëm duhen:
“Nëse njëri nuk bindet, më mirë presim,” thotë ai.
3. Veprimtaria:
Çdo mik sjell një të ftuar të ri – rrotullimi krijon energji.
Kalendar i deritanishëm (pikat kryesore)
- 2022–2024: Shumë aktivitete që nuk mundem ti përmendim përmes 9 minutave.
- Dhjetor 2023: vizitë në Konsullatën e Kosovës, takim me konsullin Vigan Berisha për përshpejtimin e shërbimeve për diasporën.
- Maj 2024: event “Miqësia & Diplomacia” në Bern me ambasadorin e RMV z. Rexhep Demiri.
- Janar 2025: vizitë “House of Kosovo” Davos, gjatë Forumit Ekonomik Botëror – lobim simbolik për prezencën e diasporës.
- Shkurt, mars, prill, përplot takime e bashkëpunime.
4. Politika? Po, por si kulturë debati
“Ne nuk bëjmë fushatë për askënd”.
5. Dimensioni social
Ne vetëm ndërmjetësojmë. Ne nuk kemi thjesht anëtarë – ne kemi miq. Nga dita e parë, nuk kemi synuar thjesht të rrisim numrin, por kemi qenë të përkushtuar që të ndërtojmë një komunitet të vërtetë, të mbushur me pozitivitet, mirëkuptim dhe vlera të pastra miqësore. Viti 2025 është një vit që e presim me shumë entuziazëm dhe plane të mëdha. Pastaj, në çdo vit do të organizojmë me struktura të ndryshme organizative. Përfshihen edhe shumë vizita të shoqatave të ndryshme, ambasada, shkollat shqipe, mediume të ndryshme dhe shumë të tjera, sipas nevojës.
E kemi nisur këtë udhëtim me shtatë miq dhe sot jemi nëntë. Nuk është një numër i madh, por është një lidhje e fortë, një rrjet i ndërtuar mbi besim dhe respekt të ndërsjellët. Sepse sot, më shumë se kurrë, nuk është e lehtë të krijosh miq të vërtetë – miq që të qëndrojnë pranë në çdo hap, miq që ndajnë të njëjtat vlera dhe që e kuptojnë thellësinë e kësaj fjale. Pikërisht për këtë arsye, ne nuk e përdorim termin ‘anëtar’ në kuptimin e zakonshëm, sepse miqësia është diçka shumë më e madhe se një status apo një emërtim. Miqësia është një ndjenjë, një përkushtim, një rrugë që e ecim së bashku.
Ne jemi një rrjet që nuk përfaqësojmë një parti politike, por nuk do të themi që ndalojmë bisedat politike, sepse që të gjithëve na intereson vendlindja jonë dhe duhet të jemi në rrjedha me ecurinë. Por, ne dëshirojmë nëpërmjet miqësisë debatet në ndenjat tona të trajtohen tema të ndryshme, por me debat miqësor, duke pasur mirëkuptim për çdo mendim. Diskutimet janë këmbim mendimesh që njeriun e futë në mendim, analiza, mëson ngjarje të reja dhe e mbanë në lidhshmëri me vendin.
“Shpresojmë që brezi i ri të mos ketë nevojë për një rrjet miqësie, duke besuar se gjenerata e re rritet me disa sfida të tjera dhe nuk e kanë në thelb xhelozinë apo kokëfortësinë”
6. Planet 2025–2026
Janë të shumta. Qëllimi ynë është të ndërtojmë ura miqësie aty ku ato mungojnë dhe të forcojmë lidhjet aty ku janë të brishta. Ne besojmë se miqësia nuk është vetëm një marrëdhënie personale, por një mekanizëm i rëndësishëm për ndërtimin e një komuniteti më të fortë dhe më të lidhur. Kombi shqiptar ka një traditë të gjatë të mikpritjes dhe bashkëpunimit dhe është detyrë e jona që këto vlera të mos mbeten vetëm pjesë e historisë, por të zbatohen në praktikë. Kufinjtë dhe distancat nuk duhet të jenë faktorë ndarës, por një arsye më shumë për të ruajtur dhe forcuar solidaritetin mes shqiptarëve.
Miqësia, në këtë kontekst, nuk është vetëm një lidhje mes individëve, por një mënyrë për të krijuar një rrjet të besueshëm dhe funksional që mund të kontribuojë në afrimin e shqiptarëve, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. Një komunitet i organizuar dhe i bashkuar ka më shumë mundësi për të përparuar dhe për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.
Ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët fillon me forcimin e lidhjeve mes tyre. Kjo arrihet duke krijuar hapësira për bashkëpunim, duke ndërtuar besim dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin në mënyrë konkrete. Vetëm përmes një qasjeje të tillë mund të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe një komunitet më të fortë.
7. Mesazhi për shtetet shqiptare
“Mos na trajtoni si mjet transfertash, por si kapital njerëzor. Aktualisht, Rrjeti i Miqësisë vepron vetëm në Zvicër, por horizontet tona shtrihen shumë më larg. Ne nuk e shohim këtë rrjet si një kufizim gjeografik, por si një frymë, një vizion dhe një model suksesi që mund të lulëzojë kudo ku rrahë zemra shqiptare. Dëshira jonë është që kjo ndjenjë e fortë e bashkimit dhe miqësisë të mos mbetet vetëm brenda kufinjve të Zvicrës, por të frymëzojë shqiptarët anembanë botës për të krijuar rrjete të ngjashme, ku vlerat tona të përbashkëta të ruhen, të forcohen dhe të përcillen te brezat që vijnë.
Ne i inkurajojmë miqtë tanë, kudo që ndodhen, të hedhin hapat e parë drejt këtij vizioni dhe të ndërtojnë ura miqësie në çdo cep të globit ku jetojnë shqiptarët. Rrjeti i Miqësisë është ndërtuar mbi themele të forta, që burojnë nga vlerat e përbashkëta të shqiptarëve: respekti, solidariteti dhe dashuria për njëri-tjetrin. Ajo që e bën këtë rrjet të veçantë është fakti që ai nuk është thjesht një organizatë apo një grup shoqëror, por një familje e madhe, ku çdo anëtar ndjen përgjegjësinë për ta mbajtur gjallë dhe për ta zhvilluar më tej. Ne besojmë se lidhjet e ndërtuara mbi vlera dhe qëllime të sinqerta janë të qëndrueshme dhe kalojnë çdo sfidë. Rrjeti ynë nuk është një projekt i përkohshëm; ai është një trashëgimi që do të vazhdojë të rritet në hapa të vogël e të sigurtë dhe të lulëzojë, duke frymëzuar brezat e ardhshëm për të ruajtur dhe për të forcuar identitetin dhe solidaritetin shqiptar.
Për më tepër, angazhimi ynë për të përfshirë brezin e ri dhe për të ruajtur lidhjet me trashëgiminë tonë kulturore dhe kombëtare na jep sigurinë se ky rrjet do të jetojë gjatë dhe do të ketë një ndikim të thellë në komunitetin shqiptar, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë.
8. Rinia dhe identiteti
Krasniqi thekson se rinia e diasporës është “një forcë që flitet rrjedhshëm. Për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti të veçantë, nuk mjafton vetëm dëshira, por kërkohet një angazhim i sinqertë dhe një mirëkuptim i thellë për vlerat që ne përfaqësojmë. Çdo bashkatdhetar që dëshiron të bëhet pjesë e rrjetit duhet të jetë i gatshëm:
Të mbajë miqësi me nder – të ruajë dhe të kultivojë miqësinë si një vlerë të shenjtë, duke e mbështetur me veprime, jo vetëm me fjalë.
Të ndajë miqësi me nder – të jetë i hapur për të ndërtuar marrëdhënie të sinqerta, të mbështetura mbi respekt dhe vlera të larta morale.
Të pranojë miqësi me nder – të jetë i gatshëm të mirëpresë çdo miqësi dhe të vlerësojë sinqeritetin e lidhjeve që krijohen.
9. Përse do të mbijetojë rrjeti?
Meti citon një proverbë shqiptare – “shpirtin ta kam mik, besën ta kam peng”. Sipas tij, rrjeti nuk bazohet te subvencioni, por te kapitali social: miqësia, besa dhe nderi. Rrjeti i Miqësisë është një hapësirë e dedikuar ekskluzivisht për shqiptarët, me fokus në ndërtimin dhe forcimin e lidhjeve mes tyre. Ky rrjet nuk është vetëm një emër apo një strukturë organizative, por një hapësirë ku individët mund të krijojnë kontakte, të ndajnë vlera të përbashkëta dhe të ruajnë trashëgiminë e tyre kulturore.
Ne e shohim këtë rrjet si një mundësi për të forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe për të ndihmuar në krijimin e një komuniteti më të lidhur. Miqësia këtu nuk është thjesht një koncept, por një mjet për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis brezave dhe për të mbështetur zhvillimin e një identiteti të fortë shqiptar.
“Ne i inkurajojmë miqtë tanë, kudo që ndodhen, të hedhin hapat e parë drejt këtij vizioni dhe të ndërtojnë ura miqësie në çdo cep të globit ku jetojnë shqiptarët”
Meti Krasniqi mbyll bisedën me thirrjen:
“Le t’i anashkalojmë ndasitë, të bëhemi miq dhe të sillemi si vëllezër. Vetëm kështu diaspora bëhet urë, jo ishull, dhe kombi bëhet faktor, jo folklor.” Ne nuk presim asgjë – përkundrazi, synimi ynë është të kontribuojmë. Rrjeti i Miqësisë nuk është krijuar për të kërkuar përfitime, por për të ofruar një vlerë të shtuar në komunitetin shqiptar.
Një shtet është ndërtuar për t’u mbajtur dhe zhvilluar nga qytetarët e tij, jo për t’i mbajtur ata. Prandaj, ne besojmë se secili prej nesh, duke dhënë kontributin e tij, sado të vogël, mund të arrijë rezultate të mëdha. Fillimisht, ne kemi përgjegjësi ndaj komunitetit tonë në mërgatë – të jemi të organizuar, të vetëdijshëm dhe të përmbushim detyrimet tona.
Ndërkohë, ata që jetojnë në trojet shqiptare kanë detyrat e tyre. Kur të dyja palët të kenë ndërtuar një bazë të fortë, atëherë mund të bashkojmë forcat për të forcuar shtetin dhe për t’i lënë një trashëgimi më të qëndrueshme gjeneratave të ardhshme. Ne besojmë se shteti ynë po ecë në drejtimin e duhur, megjithëse ky është një proces gradual. Historia ka treguar se zhvillimi kërkon kohë, përpjekje dhe përvojë.
Zvicrës i janë dashur dekada për të arritur nivelin e saj të sotëm, duke kaluar nëpër sfida dhe mësime të shumta. Po ashtu, edhe ne duhet të kemi durim dhe të punojmë vazhdimisht për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të qëndrueshme. Rrjeti i Miqësisë do të jetë gjithmonë i hapur për bashkëpunime dhe për t’i shërbyer komunitetit tonë me përkushtim dhe krenari. Jemi mirënjohës për çdo bashkëpunim dhe shpresojmë që së bashku të vazhdojmë të frymëzojmë shqiptarët, kudo që ndodhen, për të ruajtur dhe forcuar lidhjet tona kombëtare dhe kulturore.
Së shpejtu do të dëgjoni audio‑podkastin dhe lexoni poashtu revistën në formë shtypi SAM24.info – Qendra Mediale Shqiptare në fazë eksperimentale që po ndërton një urë kulturash midis mërgatës dhe trojeve tona etnike.
SAM24.info