Milani siguroi finalen e Kupës së Italisë pasi mposhti Interin me rezultatin 3-0 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, pas barazimit 1-1 në sfidën e parë. Në “San Siro”, me tifozët në mbështetje, zikaltrit nisën më mirë dhe rrezikuan me një traversë të Dimarcos në minutën e 22-të dhe një rast të humbur nga Lautaro Martinez. Megjithatë, ishin kuqezinjtë që kaluan në avantazh me një goditje me kokë të saktë nga Jovic në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë, sërish Jovic doli në skenë duke realizuar dopietën personale në minutën e 50-të, pas një situate të rrëmujshme në zonë pas një goditje këndi nga e djathta dhe një devijimi nga Barella. Goli i tretë dhe i fundit erdhi në minutën e 85-të nga Reijnders, i cili vulosi përfundimisht fitoren e Milanit. Tashmë, skuadra e Stefano Piolit pret të mësojë kundërshtarin në finalen e 14 majit në “Olimpico” të Romës, ku Bologna shihet si favorite pas fitores 3-0 ndaj Empolit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales tjetër./KJ