Mendes zgjedh fituesin e Topit të Artë: Yamal e meriton këtë vit!

Agjenti portugez Jorge Mendes ka ndezur debatet në botën e futbollit me një deklaratë të fortë në lidhje me garën për Topin e Artë 2025. Sipas tij, askush tjetër nuk e meriton më shumë këtë çmim prestigjioz sesa Lamine Yamal, adoleshenti që ka shkëlqyer me fanellën e Barcelona-s gjatë këtij sezoni.

Yamal, vetëm 17 vjeç, ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke regjistruar 16 gola dhe 24 asiste në 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Kontributi i tij ka qenë thelbësor për sukseset e skuadrës katalanase, që tashmë ka siguruar Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa është shumë pranë edhe fitimit të La Liga-s. Pavarësisht kësaj, konkurenca është e fortë. Raphinha, shoku i tij i skuadrës, ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 25 asiste në 54 ndeshje, duke qenë po ashtu një nga liderët ofensivë të Barcelonës. Ndërkohë, Mohamed Salah ka udhëhequr Liverpoolin drejt titullit në Premier League, me një bilanc të jashtëzakonshëm prej 33 golash dhe 23 asistesh në 50 ndeshje.

Megjithatë, Mendes ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, siç është cituar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano: “Lamine Yamal meriton të fitojë Topin e Artë këtë vit. Ai ka qenë lojtari më i mirë në botë këtë sezon, kjo është shumë e qartë. Niveli i Lamine ka qenë i denjë për Topin e Artë.”./KJ

Artikujt e fundit

Presidenti i Këshillit Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa deklaroi sot se...

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

1 shekull zgjedhje në Shqipëri: Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

Më 5 Dhjetor të 1920, qeveria e asaj kohe...

10 aktorët më të pasur në botë

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë Shqipërinë

Kur janë numëruar 3330 Qendra Votimi nga 5225 në...

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

10 aktorët më të pasur në botë

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve...

Vetëm popujt e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira

Papa Leon XIV bëri thirrje për gazetari "paqebërëse", duke...

Ambasadori Kapiti takon Asambleisten e Camden-it

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar,...

neoFILMS prezanton “Minibeast” dhe “ZHAK” në Marketin e Festivalit të Filmit në Cannes

Shtëpia filmike neoFILMS, e njohur për prodhimin e animacioneve...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm