Më 17 maj 2025: Punëtorët e ndërtimtarisë kërkojnë respekt për punën e tyre

Sivjet skadon Kontrata Kombëtare e Punës në Ndërtimtari (KKP) dhe duhet të ri negociohet. Së bashku me sindikatën e tyre Unia punëtorët e ndërtimtarisë kërkojnë orare pune të përshtatshëm për jetën familjare dhe forcimin e fuqisë blerëse. Të shtunën, me 17 maj ata për ketë do të dalin në rrugë.

Kontrata Kombëtare e Punës në ndërtimtarinë kryesore është njëra nga Kontratat më të rëndësishme Kolektive të Punës në Zvicër. Ajo rregullon pagat dhe kushtet e punës e të rreth 80’000 punëtorëve të ndërtimtarisë në Zvicër. Pa KKP ne ndërtimtari do të mbretëronte perëndimi i egër: Javë 50-orëshe, pa pagë minimale dhe pa rrogën e 13-të mujore, vetëm katër javë pushime dhe derëhapur për ulje të pagave.

Në ndërtimtari diçka po shkon keq
Së shpejti do të nisin negociatat me shoqatën e ndërtuesve. Punëtorët e ndërtimtarisë dhe Unia nga ana e tyre kanë kërkesa të qarta, si do duhej të dukej KKP e re. «Unë punoi që nga vegjëlia në ndërtimtari. Ndërtimtaria është pasioni im. Por diçka po shkon keq në këtë sektor. Shumë punëtorë të mirë po e lënë sektorin dhe shumë pak të rinj po vijnë në sektor. Tani na duhen ndryshime.” thotë Peter Leuenberger, një kryepunëtor ndërtimtarie me përvojë dhe sindikalist aktiv.

Ai ka të drejtë. Sipas statistikave zyrtare çdo i dyti murator gjatë karrierës së tij po e lenë sektorin. Gjithashtu, numri i praktikantëve të rinj është përgjysmuar vitet e fundit. Arsyeja: rritja e presionit tek afatet dhe presioni i çmimeve, që për punëtorët e ndërtimtarisë do të thotë ditë pune pafund, kohë të gjata udhëtimi dhe rritje të orëve shtesë.

Orare punë të përshtatshme për familjen dhe më shumë në kuletë
Në mbledhjen e përgjithshme të madhe vjeshtën e kaluar, punëtorët aktivë të ndërtimtarisë përcaktuan kërkesat e tyre kryesore:
• Ditë më shkurta pune dhe pauza të paguara të paradites për të gjithë.
• Heqja e kohës së udhëtimit të papaguar – aktualisht 30 minutat e para të udhëtimit të punës nga depoja në punishte të ndërtimit nuk paguhen fare.
• Një rritje korrekte e pagës për të gjithë dhe një kompensim automatik i shtrenjtimit për të ardhmen.

Nga që sektori i ndërtimtarisë duhet të bëhet më atraktiv!

Nuk priten negociata të lehta
«Negociatat për Kontratë 2025 do të jenë gjithçka tjetër përpos të lehta. Në të kaluarën, Shoqata e sipërmarrësve kërkonte ditë pune më të gjata, më shumë orë shtesë dhe paga më të ulëta për punëtorët më të moshuar të ndërtimtarisë – e kundërta e asaj që u nevojitet punëtorëve të ndërtimit”, thotë Nico Lutz, drejtuesi i negociatave të Unia-s. Kjo e bën edhe më të rëndësishme që, përmirësimet në KKP, të kërkohen dhe të zbatohen qartë.

Prandaj të shtunën, më 17 maj është planifikuar një ditë e madhe demonstrimi nga punëtorët e ndërtimtarisë. Punëtorët e ndërtimtarisë nga Zvicra gjermanofolëse dhe Tiçino dalin në Cyrih në rrugë, punëtorët e ndërtimtarisë nga Zvicra perëndimore tubohen në Lozanë. Edhe miq, familjarë dhe mbështetës solidarizues janë të mirëseardhur!

Së bashku dhe me solidarizim jemi më të fortë dhe më të mbrojtur!

Ftohen të gjithë bashkëkombësit tanë, shumica dërmuese e të cilëve edhe ashtu janë punëmarrës, që të me pjesëmarrjen e tyre në ketë demonstratë të madhe të ndërtimtarisë me 17 maj 2025. Ftohen gjithashtu edhe punëmarrësit shqiptarë nga sektorët tjerë, që të bëhen pjesë aktive e sindikatës Unia në angazhimin për kushte më të mira pune e jetese. Asgjë nuk pike nga qielli. Të arriturat e deritashme në boten e punës në Zvicër janë rezultat i angazhimit dhe luftës sindikaliste të punëmarrësve dhe sindikatave të tyre, andaj bashkatdhetarët tanë punëmarrës duhet t’i bashkëngjiten sindikatës, pasi vetëm së bashku dhe me solidaritet mund të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të shënojnë edhe përparime tjera.

Për më shumë mudn të lexoni edhe këtë artikull i mëhershëm duke klikuar në këtë link

Informacione mbi udhëtimin falas i gjeni këtu: LINK

(Huazuar nga gazeta elektronike e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr3_2025 me autor Chris Kelley, përgjegjës për sektorin e ndërtimtarisë. Përshtatur e plotësuar nga Osman Osmani) 

Artikujt e fundit

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm