Mbledhjet e pranverës në Uashington – Ekonomia shqiptare merr vlerësime nga FMN dhe Banka Botërore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, takime të cilat bëjnë bashkë ministra financash, guvernatorë si dhe drejtues të lartë të institucioneve financiare.

Në këto takime, kreu i Bankës së Shqipërisë mori vlerësime për ecurinë e ekonomisë shqiptare.

“Fondi Monetar dhe Banka Botërore gjykojnë se Shqipëria është në një trajektore pozitive zhvillimi. Ekonomia jonë pritet të rritet me një normë prej 3.5-4% në afatin e mesëm dhe të shkurtër. Inflacioni do të mbetet nën kontroll. Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, objektivi prej 3% për inflacionin do të arrihet vitin e ardhshëm”, tha Sejko.

Vlerësime pati edhe për treguesit makroekonomikë, si dhe për procesin e integrimit.

“Gjithashtu, u vlerësuan edhe reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria shqiptare, Banka e Shqipërisë dhe të gjitha autoritetet publike në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë”, tha Sejko.

Në këto takime u diskutua edhe rreth modernizimit të sistemit të pagesave SEPA, ku Shqipëria parashikohet të integrohet plotësisht në tetor të këtij viti.

“Jemi duke punuar me Bankën e Italisë për të implementuar një sistem pagesash të shpejta, i cili do të jetë i disponueshëm për ekonominë shqiptare dhe qytetarët në mesin e vitit 2026”, tha Sejko.

Gjithashtu, gjatë takimeve u theksua performanca e mirë e sistemit bankar, i cili mbetet likuid, me tregues të shëndetshëm financiarë dhe me një nivel të ulët të kredive me probleme (NPL), i cili ka rënë nga 25% në vitin 2014 në 4% në vitin 2025. / Omer Saraçi/rtsh

Artikujt e fundit

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez përballet me probleme ligjore, ja për çfarë akuzohet

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet...

Çfarë po i tërheq blerësit amerikanë në Andermatt të Zvicrës?

Përshkallëzimi i tensioneve globale për shkak të tarifave dhe...

Kosmosi i brendshëm

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa VI Special për SAM24.info Çdo njeri...

Kryetari i OEK-ut në Forumin Ekonomik të Turqisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po...

Donjeta Sadiku fiton të artën në Bruksel

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Turneun...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Letra që shpëtoi një Komb!

Novelë: Nga: Arian Galdini, Tiranë Prologu – Fryma që nuk pranoi...

Shkolla Shqipe në Perugia të Italisë

Të shtunën e kaluar Shkolla jonë "Adem e Hamëz...

Nuk po hiqni dot kilet e tepërta, ja faktorët që ndikojnë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Pavarësisht...

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm