Agjend që fletë vetë, pa patur nevoj të shkruajmë e flasim!
Përgaditi: Shefqet CAKOLLI, President i Shoqërisë Kulturore Artistike “Dardania” me qendër në Winterthur
Se festivalet për këtë qendër kulturore tash e tridhjet vite, janë çelësi i sukseseve, tregon edhe ky vit me paraqitjen e tyre, në thuaja se katër festivale vetëm në muajin maj të këtij viti.
Ata me përkushtimin më të madhë kanë planifikuar edhe agjendën për vitin që po vijon, dhe që nga 02-04 maj, me ftesën e SH.K.A “Malësori” nga Gjonaj i Prizrenit, do të marrin pjesë me kryetarin e saj si i ftuar me rastin e 50 vjetorit të themelimit të kësaj shoqërije hasjane, njëherit edhe 36 vjetorin e festivalit “Hasi Jehon”, ku edhe kishin marrë pjesë disa here, qoftë si musafirë apo edhe në konkurim, ku në vitin 2012 kishin marrë çmimin e parë dhe tri çmime tjera vlerësuese nga juria, duke mos e përjashtua edhe vitin e kaluar, ku moren çmimin e publikut, edhe pse meritonin edhe më shumë, por për ta çmimi i publikut ishte më se i vlerësuari!
Falë një bashkëpunimi që kemi, me thuaja se të gjitha festivalet në trojet tona, shoqëria kulturore – artistike Dardania, ishte edhe në festivalin kombëtar të Gjirokastrës me paraqitjen e saj në vitin 2015, e mos të flasim si vëzhguese e saj që nga vitit 2009. Por jo vetëm kaq ajo ka marrë pjesë edhe në shumë festivale tjera si “Lulekuqet e prillit” në Dardanë, po ashtu me veshje më autentike dhe tekste më të mira të këngëve!
Në vijim ku edhe potencoj kështu, udhëheqësi artistik i kësaj qendre kulturore, Shefqet Cakolli, do ti shpalosim projektet tona për festivalet që do të mbahen për muajin maj!
FESTIVAL NDËRKULTUROR – Kulturat prezentohen – edhe me ushqime (Foodtrucks)
Sh. 17.maj 2025 / 15:00-18:00, Neumarkt, 8400 Winterthur
Valle nga Afrika, Greqia, Meksika, Ukraina, nga treva të ndryshme Shqiptare dhe kultura të tjera – së bashku festojmë larminë kulturore edhe përmes shijimit të ushqimeve tradicionale. Ju ftojmë të merrni pjesë, të shijoni performancat dhe, nëse dëshironi, të bashkoheni me ne në vallëzim.
16:00 – 16:30 Uhr – Shoqëria Kulturore – Artistike Dardania
Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania” u themelua në vitin 1994 në Winterthur, me qëllim zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve kulturore në fushat: vallëzim, këngë/muzikë, teatër, moderim, radio, ruajtje të trashëgimisë kulturore dhe ndërtimin e urave lidhëse mes kulturave të ndryshme. Në qendër të veprimtarisë është kultivimi i vallëzimit popullor shqiptar nga të gjitha trevat shqipfolëse (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Itali (Arbëreshët), Greqi (Çamëria), Mal i Zi, etj. Udhëheqëse të grupeve të vallëzimit janë: Arbnore Cakolli, Besiana Shoshi dhe Dhurata Cakolli.
Kryetar i Shoqërisë: Shefqet Cakolli (079 672 41 82)
Punonjëse sociale: Lena Kqiku (076 575 88 81)
www.dardania95.ch, info@dardania95.ch ose dardania94@hotmail.com
ALL EYES ON YOU! në Winterthur | Vallëzim
Sh. 17.05.25, ora 19.00, Theater am Gleis, Untere Vogelsangstr. 3, 8400 Winterthur,
Vallëzimet janë me një hyrje prej 25 Fr.-, nga organizatori!
Nxënësit e vallëzimit nga aha!-Studio për valle dhe lëvizje, Qendra e vallëzimit Winterthur, Dance Gallery Effretikon, Studio vallëzimi Borak, Flamenco Al Golpe, Rock’n’Roll Club DAMO, Shoqëria Kulturore-Artistike DARDANIA, BALANCE Studio vallëzimi, Vallëzime – dhe Balet-shkola e Elvira Müller, Shkola e vallëzimit Mermelstein dhe Teater vallëzim Heidi J.M. Roth do të sjellin atmosferën e Festivalit të Vallëzimit në skenën e Theater am Gleis.
Në ALL EYES ON YOU! do të shfaqen stile të ndryshme vallëzimi: Rock’n’Roll, Modern, Step, vallëzim bashkëkohor, vallëzime të trevave shqiptare, Hip Hop dhe Flamenco. Valltarët do të tregojnë çfarë kanë përgatitur dhe do të ndajnë pasionin e tyre me publikun.
Bileta e Festivalit të Vallëzimit (pass për të gjitha aktivitetet) mund të blihet paraprakisht në: www.dastanzfest.ch/winterthur/tickets/ si dhe në arkën e mbrëmjes të ALL EYES ON YOU! Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, rezervoni bileta shtesë përmes Eventfrog (nuk ka pagesë shtesë). Arka hapet 30 minuta para fillimit të shfaqjes.
Për kontakte nga : www.dardania95.ch, Lena Kqiku (076 575 88 81)
Dita e Diversitetit – dita e nacioneve!
E shtunë, 24 maj | 14:00 – 23:00, Alte Kaserne, Technikumstrasse 8, 8403 Winterthur
Festoni me ne këtë festë të gjallë të organizuar nga Forumi Ndërkulturor Winterthur!
Më shumë se 20 shoqata dhe grupe ju ftojnë të merrni pjesë, të mahniteni dhe të shijoni.
Pasditja do të ofrojë shumë punëtori interesante: gatim së bashku, vallëzim, muzikë, punime artizanale – nga shkëmbime për aftësi ndërkulturore te tatuazhe me ngjyra, nga gatimi i brumeve, deri te kaligrafia arabe.
Për fëmijët do të ketë lojëra, argëtim, punëtori kreative dhe ëmbëlsira.
Po ashtu, do të shijoni aromat dhe specialitetet nga e gjithë bota: shishqebapë kurdë, ushqime të shpejta afgane, specialitete tibetiane dhe shumë më tepër.
Nga ora 18:00 festa vazhdon në sallën e madhe: kërcime, muzikë dhe shfaqje nga Shqipëria e Kosova, Meksika, Ukraina, Kurdistani dhe kultura të tjera – plot surpriza, ngjyra dhe gëzim.
Pjesëmarrës: Shoqëria Kulturore-Artistike Dardania, Qendra Kulturore Alevi-Bektashi, Grupi Berber, Dar Al Farah, Shoqata Greke, Helena Schall, Klubi Ndërkombëtar Winterthur, Grupi Afgano-Iranian, Shoqata e Grave Kurde, Maria Plaza, Grupi Meksikan i Vallëzimit Ticalli, Shoqata Zvicerano-Tibetiane e Miqësisë, Shoqata e Integrimit Rumun, KakaDu,”Së bashku për ditë”, Ukraina Support, Afropfingsten, Shoqata Kulturore Tamile dhe shumë të tjerë.
Hyrja është falas – të gjithë janë të mirëpritur!