Macron pas vizitës në Tiranë: Miqësia jonë është e fortë, Franca do të jetë në krahun tuaj drejt BE-së

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas vizitës së tij dyditore në Tiranë, duke vlerësuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Francës.

Përmes një videoje nga takimet e zhvilluara në vendin tonë, Macron theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve po rritet në të gjitha fushat dhe se Franca do të qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen kaq të ngrohtë në Tiranë. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës është e fortë dhe ne po e çojmë atë në majat më të larta! Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak apo kulturor, deklaratat tona janë kthyer në realizime shumë konkrete. Kjo vlen edhe për arsimin, siç është rasti i hapjes së një shkolle 42 në zemër të kryeqytetit tuaj, ku patëm kënaqësinë të shkojmë dje. Vendi juaj është në Bashkimin Evropian. Franca do të jetë në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesë në reformat tuaja gjatë këtij rrugëtimi evropian. Rroftë miqësia midis vendeve tona!”, shkruan Macron.

Presidenti Macron erdhi në Tiranë më 16 maj në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropain, ndërsa këtë të shtunë mori pjesë edhe në Forumin Ekonomik  Ndërkombëtar “Future Investment Initiative Europe”, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Shqiptarë, kudo në Europë! Votoni kodin 26 në Eurovizion për Shqipërinë

Shqiptarë, kudo në Europë! Votoni kodin 26 në Eurovizion...

“Zjerm” përmbyll finalen e Eurovision 2025, një himn i muzikës dhe autenticitetit

Në skenën e Eurovision 2025 në Bazel, Shqipëria u...

Taravari: Jam krenar që dolëm nga Qeveria, jemi fituesit e zgjedhjeve në tetor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar...

Belinda Balluku, thirrje shqiptarëve në Europë: Votoni ZJERM në Eurovizion!

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre, shkruan në postimin e...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Diskoteka La Nuit elektrizohet nga DJ Dasul – Thirrje për të votuar Shqipërinë në Eurovision

Nga: Dashnim HEBIBI, Wohlen Atmosfera rinore në një nga diskotekat...

Shqiptarë, kudo në Europë! Votoni kodin 26 në Eurovizion për Shqipërinë

Shqiptarë, kudo në Europë! Votoni kodin 26 në Eurovizion...

Taravari: Jam krenar që dolëm nga Qeveria, jemi fituesit e zgjedhjeve në tetor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar...

Belinda Balluku, thirrje shqiptarëve në Europë: Votoni ZJERM në Eurovizion!

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre, shkruan në postimin e...

SH.K.A “Dardania” – Një Përfaqësim i Denjë i Kulturës Shqiptare!

Nga: Dashnim HEBIBI Winterthur, 17 maj - Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania”...

Studentët nuk janë vetëm konsumues të dijes – ata janë bashkëkrijues të së ardhmes!

Nga: PhD. Petrit HAJDARI Në një artikull vizionar të shkruar...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm