Macron inkurajon investitorët të zgjedhin Shqipërinë: Do jetë në BE brenda dy viteve

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.

Macron u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse në këtë forum që të investonin në Shqipëri, pasi sipas tij, vendi ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Europian.

Ai theksoi se kjo thirrje vjen jo vetëm sepse Rama është miku i tij, por edhe sepse me mandatin e tij të që mori, Shqipëria do të shkojë drejt BE-së brenda dy viteve. Macron shtoi se ky proces do të mbështetet fort nga Franca dhe Gjermania.

“Është jashtëzakonisht mirë t’ju kesh në Europë. E di që vini nga pjesë të ndryshme të botës, dhe ky është një vend i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Në këtë botë, mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla, dhe jam shumë i lumtur që jeni këtu. Përtej shakave që bëj me kryeministrin Edi Rama, këtu në Shqipëri keni qartësisht një pikë hyrëse të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë. Shqipëria është një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Europë. Prandaj, ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk po flas vetëm sepse është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë, duke pasur një mandat të qartë, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, dhe dua t’ju siguroj se ne, si europianë, do të japim rezultate.

Tashmë kemi një linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë dhe do të bëjmë maksimumin për të realizuar agjendën që kemi diskutuar. Ju lutem, investoni në Europë, besoni në Europën e fortë që po ndërtojmë, sepse kemi nevojë për besimin tuaj dhe investimet tuaja. Kjo do të na ndihmojë të realizojmë këtë agjendë të ambicioshme, e cila është e duhur jo vetëm për europianët, por edhe për rajonet e tjera, për të krijuar sa më shumë stabilitet”, tha Macron për pjesëmarrësit në këtë forum, njofton euronewsal.

Artikujt e fundit

Macron pas vizitës në Tiranë: Miqësia jonë është e fortë, Franca do të jetë në krahun tuaj drejt BE-së

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas vizitës...

Spitex Freiamt dhe am.pm.Spitex GmbH festojnë 60-vjetorin e Chappelehof me një hapje solemne në Wohlen

Përgaditi: Dashnim HEBIBI Wohlen, 17 maj 2025 – Me rastin...

Osmani dhe Plenkoviq udhëheqin diskutimin evropian për migracionin dhe fuqizimin e të rinjve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur...

SH.K.A “Dardania” – Një Përfaqësim i Denjë i Kulturës Shqiptare!

Nga: Dashnim HEBIBI Winterthur, 17 maj - Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania”...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Belinda Balluku, thirrje shqiptarëve në Europë: Votoni ZJERM në Eurovizion!

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre, shkruan në postimin e...

SH.K.A “Dardania” – Një Përfaqësim i Denjë i Kulturës Shqiptare!

Nga: Dashnim HEBIBI Winterthur, 17 maj - Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania”...

Studentët nuk janë vetëm konsumues të dijes – ata janë bashkëkrijues të së ardhmes!

Nga: PhD. Petrit HAJDARI Në një artikull vizionar të shkruar...

Me veshje kombëtare në zemër të Zvicrës

Përgaditi: D.HEBIBI Shefqet Cakolli dhe SH.K.A. “Dardania” nderojnë kulturën shqiptare...

Përbërja e parlamentit shqiptar pas 11 majit, ja emrat e deputetëve

PS 83 deputetë Ervin Demo (BERAT – ) Enriketa Jaho (BERAT –...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm