Lobimi 6 milionë dollarësh në SHBA, reagon PD: Financohet nga patriotët shqiptarë

Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë për shtyp në lidhje me lajmet që qarkulluan për lobimin pranë qeverisë dhe kongresit të SHBA përmes një kontratë që arrin shifrat e 6 milionë eurove.

Sipas PD, ky lobim ka si synim bashkëpunimin me SHBA për të rivendosur demokracinë në Shqipëri, ndërsa financimi realizohet nga patriotë shqiptarë. Reagimi i plotë i PD:

Komuniteti shqiptaro-amerikan, përmes fondacionit “Make Albania Great Again”, ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike, si forca më e madhe opozitare, me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së. Synimi i bashkëatdhetarëve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD-së me aleatin kryesor të Shqipërisë, për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo, i cili njihet gjithashtu si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palëkundur në qëndrimet e tij.

Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA, si dhe nga demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria gjatë këtyre 10 viteve për shkak të regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike, duke falënderuar demokratët antikomunistë të komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe patriotizmin e tyre, sqaron opinionin publik se, ndonëse ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në përputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që lind nga kjo marrëveshje, njofton oranews.

Artikujt e fundit

Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në...

E mira dhe e drejta

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa V ( Enkas për SAM24.info) Nderi...

Barcelona fiton Kupën e Mbretit pas spektaklit të madh që filloi dje dhe përfundoi sot

Barcelona pas 120 minutave e ka gjunjëzuar me rezultat...

Këpucët e përdorura të Papa Françeskut, detaji i thjeshtësisë në ceremoninë mortore

Papa Françesku i cili e donte thjeshtësinë, do të...

Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi, sonte ka treguar zemër të madhe

Boksieri nga Kosova, Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Kanë kaluar më shumë se 26 vjet nga përfundimi...

Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në...

E mira dhe e drejta

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa V ( Enkas për SAM24.info) Nderi...

Armando Duka hap televizion për të pastruar imazhin e futbollit shqiptar

TemA Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka ndërmarrë një tjetër...

Shqiptari me dy miniera ari në Afrikë dhe perandori i diamantëve me miliona euro fitim!

Historia e jashtëzakonshme e Baki Baliut, perandori shqiptar i...

Ukraina merr mbi 400 mln euro nga BERZH për sigurinë energjetike

Ukraina ka marrë 400 milionë euro nga BERZH për...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm