Nga Asdren Rrahmani
Në zemër të Wohlen-it, më 28 mars 2025, do të shënojë një ngjarje të veçantë për të gjithë shqiptarët dhe adhuruesit e muzikës: hapja solemne e Diskotekës “La Nuit”. Ky ambient i ri, i vendosur në adresën Aargauerstrasse 6, 5610 Wohlen AG, premton të jetë një pikëtakim i veçantë për të gjithë ata që duan të shijojnë një natë të paharrueshme me muzikë të zgjedhur dhe atmosferë elektrizuese.
Në hapjen solemne, nga ora 20:00 e tutje, do të performojë live një grup muzikor i njohur, i ardhur posaçërisht nga Londra. Ata do të sjellin një përzierje unike të muzikës argëtuese, pop dhe tingujve të mirëfilltë shqiptarë, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot energji.
Përveç performancës live, DJ i diskotekës do të sigurojë që ritmi të mos ndalet asnjëherë, duke ofruar një gamë të gjerë muzikore për të gjitha shijet.
“La Nuit” nuk do të jetë vetëm një diskotekë, por edhe një qendër kulturore. Në të ardhmen e afërt, do të organizohen mbrëmje me Stand Up Comedy, si dhe aktivitete të tjera kulturore, duke e shndërruar atë në një vend ku argëtimi dhe kultura ndërthuren në mënyrë të natyrshme.
Ftojmë të gjithë bashkëatdhetarët tanë që të jenë pjesë e këtij ahengu të paharrueshëm, të festojmë së bashku hapjen e “La Nuit” dhe të krijojmë kujtime të bukura. Mos mungoni!
SAM24.info