Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se më 13 qershor në Uashington do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje për pesë vitet e ardhshme, nga Ministri i Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve.

“Më 13 qershor në Washington DC, në Departamentin e Mbrojtjes, nga Ministri ynë i Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje që përfshin periudhën 2025-2030. Kjo është marrëveshja e dytë e këtij lloji që nënshkruhet me ndonjë vend partner e aleat, pas asaj të nënshkruar me Republikën e Turqisë më 29 janar 2024. Kjo marrëveshje ndër-qeveritare e fushës së mbrojtjes përfshin shumë aspekte të bashkëpunimit, nga ushtrimet dhe trajnimet te bashkë-zbarkimet ndërkombëtare dhe nga ndërtimi i kapaciteteve ushtarake deri te bashkë-investimet në industrinë e mbrojtjes. Përmbajtja e kësaj kornize të bashkëpunimit të mbrojtjes dhe marrëveshja si dokument u miratuan në Qeverinë e Republikës së Kosovës me datë 12 mars 2025”, ka thënë Kurti.

Kurti, tha se në qeverisjen e tyre investuan posaçërisht në ushtri duke  dyfishuar ushtarët, trefishuar buxhetin, katërfishuar trajnimet jashtë vendit dhe 100-fishuar blerjen e armatimit e municionit.

“Republika e Kosovës edhe këtë vit, nga data 26 maj deri më 7 qershor do të jetë vend nikoqir i ushtrimit më të madh ushtarak amerikan në Evropë që planifikohet dhe organizohet nga Ë e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë i quajtur Defender Europe 25.

Për herë të parë në historinë e saj, Kosova dhe institucionet e saj pritën një ushtrim ushtarak ndërkombëtar në territorin e saj, në muajt maj dhe qershor të vitit 2021, kur ne porsa kishim marrë mandatin, e kjo është hera e tretë që ky ushtrim po realizohet edhe në Republikën tonë. Mbi 1000 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë të angazhuar në këtë ushtrim brenda Kosovës dhe jashtë saj, më saktësisht në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut”, vijoi fjalimin ai.

Para delegatëve, si shef partie e si shef në detyrë qeverie, Kurti tha se nga ushtria e ShBA-ve, Republika e Kosovës është përzgjedhur të jetë shteti, ku ata vendosin Komandën e Divizionit të saj prej ku do të udhëhiqen të gjitha operacionet që do të zhvillohen në regjionin e Ballkanit.

“Në Kosovë krahas trupave amerikane do të zbarkojnë dhe njësi ushtarake nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut. Me vendosjen e Komandës së Divizionit amerikan në Aeroportin e Gjakovës, Kosovës po i jepet rëndësi e veçantë në këtë ushtrim dhe kjo dëshmon jo vetëm për rritjen e besimit të partnerëve tanë në profesionalizmin e ushtrisë tonë por dhe rritjen e besimit në Qeverinë dhe institucionet tona”, tha ai.

Kurti i ka bërë thirrje Brukselit, si kryeqytet i dyfishtë perëndimor i Bashkimit Evropian e i NATO-s, që ta bëjë planin për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor komplet në NATO e BE pa Serbinë.

“Ne jemi më të fortë se kurrë por na duhet ta pranojmë që ne po e pësojmë më së shumti në rrugën e integrimeve pikërisht nga Serbia. Dhe ky pësim nuk është i kufizuar te ne, por tek i gjithë rajoni ynë që i përkasim. Andaj, i bëjmë thirrje Brukselit, si kryeqytet i dyfishtë perëndimor e demokratik, i Bashkimit Evropian e i NATO-s, që ta bëjë planin për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor komplet në NATO e BE pa Serbinë.

Pra, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, minus Serbia. Bashkë, sa më shpejt, në NATO e në Bashkim Evropian, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, minus Serbia. Nuk mund ta presim Serbinë dhe nuk duhet ta presim Serbinë”, tha ai njofton rtk.

Artikujt e fundit

Konflikti nuk mund të jetë kurrë zgjidhja e duhur

Intervistë me Dr.Pier Carlo Lava Menaxher Social Media në...

“Njeriu që guxon të humbasë një orë kohë, nuk e ka zbuluar vlerën e jetës” 

Disa thënie për jetën. “Mendoj se të biesh në dashuri...

Dua Lipa i kërkon mbrojtje kryeministrit britanik nga inteligjenca artificiale

Dua Lipa, Sir Elton John, Sir Ian McKellen dhe...

Asllani merr vendimin përfundimtar para dy trofeve të rëndësishëm

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në verë....

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë zbulimi unik i arkeologjisë shqiptare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë...

Konflikti nuk mund të jetë kurrë zgjidhja e duhur

Intervistë me Dr.Pier Carlo Lava Menaxher Social Media në...

“Njeriu që guxon të humbasë një orë kohë, nuk e ka zbuluar vlerën e jetës” 

Disa thënie për jetën. “Mendoj se të biesh në dashuri...

Asllani merr vendimin përfundimtar para dy trofeve të rëndësishëm

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në verë....

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë zbulimi unik i arkeologjisë shqiptare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur...

Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier viziton nesër disa qendra votimi

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it,...

Trump të huajve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka...

Ja ku do të votojnë Edi Rama, Sali Berisha deri te Tom Doshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të...

Xherdan Shaqiri me Baselin është kampion i ri i Zvicrës

Baseli është kampion i ri i Zvicrës. Shaqiri nuk u...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm