Dyert e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër janë të hapura edhe të dielën, për të mirëpritur bashkëkombasit tanë nga Lugina e Preshevës.
Sot, në këtë ditë të veçantë të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, me ftesë të Sekretarit të Ambasadës, z. Valon Gashi, jemi të pranishëm në një takim të veçantë në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Zvicër.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë kryetarë dhe veprimtarë nga Lugina e Preshevës, ku po zhvillohen diskutime të frytshme në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese.
Për më shumë detaje, do t’ju informojmë së shpejti përmes Qendrës Mediale Shqiptare SAM24.info