Ku është libri sot?

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich

A lexohet ende libri me shpirt e përkushtim, apo është kthyer në një dekor simbolik në raftet e shtëpive? A është bërë botimi i librit privilegj vetëm për ata që kanë mundësi financiare, apo një mënyrë për të mbushur biografinë me tituj që shpesh mbesin të lexuar vetëm nga autori?

Në një kohë kur gjithçka matet me shpejtësi, pamje e pëlqime, libri duket se ka mbetur mënjanë. Mjafton të kesh pak të holla dhe mund të botosh një libër — madje edhe kur nuk ka brenda as përmbajtje, as mesazh, as ndjenjë. Ka nga ata që botojnë sa për të thënë, vetëm që të kenë çfarë të shkruajnë në CV. Ka edhe nga ata që nxjerrin “libra” me 60-70 faqe, duke e ditur se shumica nuk do ta lexojnë, por do ta shikojnë vetëm kapakun.

Është pak e padrejtë kjo për vetë librin, por edhe për lexuesin. Po aq edhe për ata autorë që shkruajnë me mund, me ndjeshmëri, me përvojë dhe që shpesh përballen me pamundësi për botim. Në këtë realitet, libri duket sikur po humb vlerën e tij thelbësore — atë të edukimit, ndriçimit dhe ndërtimit të njeriut.

Gjatë një bisede me dijetarin dhe studiuesin e njohur, Prof. Dr. Xhavit Lipaj, njohës i thellë i demencës, që jeton dhe vepron në Zvicër, ai më tha një fjali që më ka mbetur në mendje:

“Duhet të lexojmë çdo ditë. Leximi na mbron nga demenca, sepse ushqen trurin dhe ruan kujtesën.”

Një e vërtetë e madhe. Por çfarë të lexojmë? A ka më kritere? A kemi më redaktim serioz, lektorë të mirëfilltë, apo janë zëvendësuar me botime të shpejta e të cekëta që nuk i rezistojnë as një leximi të parë? “Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale“, ka thënë Mark Twain.

Media sociale, me gjithë potencialin për përhapjen e dijes, po e dëmton sipas shumë intelektualëve librin — jo vetëm si objekt, por si përvojë. Po dëmton edhe lexuesin, duke i mësuar konsumimin e shpejtë dhe sipërfaqësor, në vend të përqendrimit, reflektimit dhe ndërtimit të mendimit. Në mërgatë, mungesa e bibliotekave, ritmi i vrullshëm i jetës, largësia nga libraritë e vendlindjes — të gjitha këto e bëjnë më të vështirë afrimin me librin. Edhe ato pak libra që i sjellim me vete nga atdheu, shpesh mbesin të mbyllur, duke mbledhur pluhur në ndonjë qoshe.

Megjithatë, ekzistojnë ende krijues të denjë, autorë me fjalë të peshës, që meritojnë mbështetje. Por edhe ata, jo rrallë, përballen me pengesa — financiare, institucionale, kulturore. Prandaj, a nuk është koha të ngrihet zëri për të mbrojtur librin? Të nderojmë ata që shkruajnë me përkushtim, me përgjegjësi, dhe jo ata që botojnë për të kënaqur vetëm egon?

Kjo Ditë Botërore e Librit, më 23 prill, na gjen në një kohë turbullie — një kohë “të pakohe”, ku informacioni është i menjëhershëm, por kuptimi shpesh mungon. Kujtojmë se ideja për këtë ditë e ka zanafillën në Spanjë, në rajonin e Katalonjës, ku për çdo libër të blerë, dhurohej një trëndafil. Më 15 nëntor 1995, UNESCO e shpalli zyrtarisht 23 prillin si Ditën Botërore të Librit, duke theksuar se libri është mjeti më i fuqishëm për përhapjen dhe ruajtjen e njohurive, një pasuri që nuk njeh kufij.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë të rikthejmë vlerën e leximit — jo si detyrim, por si kënaqësi. Jo si formalitet, por si nevojë. Sepse leximi është akt i kujdesit ndaj vetes, është ushqim për mendjen dhe shpirtin.

Libri nuk është një send, por një udhëtim. Një mik që nuk tradhton. Një dritare që hapet drejt botës, por edhe drejt vetes.

Le të kujtojmë sot se kur humbet fjala, humbet njeriu. Dhe kur humbet libri, humbet kultura. Kemi se për çka të shkruajmë. Prandaj të shkruajmë sado që të kesh lexues dhe sado që të jetë e pëlqyer për të gjithë. Mërgata shqiptare ka shumë veprimtarë nëpër kohë dhe padyshim se do të duhej t`i kemi në libra si frymëzim për gjeneratat që vijnë. Për këtë kam shkruar disa libra me portrete edhe pa e harruar gruan shqiptare në diasporë, megjithate, kjo është vetëm një pikë uji në det. Na mbetet shumë punë, por natyrisht, duhet edhe përkrahje financiare, ngase vullneti egziston e më vonë nuk i dihet, meqë koha po ecë shpejt. Një është e ditur, ajo që shkruhet mbijeton dhe nuk vdes kurrë!

SAM24.info

Artikujt e fundit

Katundi im

Nga: Arsim Sylë Mulliqaj, Milano Sa shumë qajta kur u...

Paketa e maleve kundër emigrimit!

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë ...

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Katundi im

Nga: Arsim Sylë Mulliqaj, Milano Sa shumë qajta kur u...

Paketa e maleve kundër emigrimit!

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë ...

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm