Kryetipika e një Kryekrenarie Kombëtare

C:\Documents and Settings\alb\Desktop\arbeni perkrenarja e Sklenderbeut.jpg

NË KUADRIN E 6 MAJIT, 620 VJETORIT TE DITËLINDJES SË HEROIT KOMBËTAR, GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT 

Hyrësi në “odë” C:\Documents and Settings\alb\Desktop\kristaq shabani.jpg

Nga  Prof. Kristaq F. Shabani IWA, poet, shkrimtar, studiues, estet  

President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Objektivi ynë i kësaj sipërmarrje shkrimore është : “Të  japim një kontribut, sado të vogël, në njohjen sipërmastive të Kryefigurës më të ndritur të Kombit Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut”.C:\Documents and Settings\alb\Desktop\fotoperlibrin eskenderbeut\Skenderb.jpg

Le të nisemi në këtë mision historik dhe inteligjent kreativ….  

Shpesh, në “turet”  “anti” vërehen antimendime të mbarsura keqas, të cilët kërkojnë të shpleksin me trill dhe pa bazim një epokë të lavdishme të Kombit shqiptar, triumfin e një Strategu dhe Prijësi të pazakontë, sikundërse është Kryeheroi i Shqiptarëve,  Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Hero Kombëtar i Shqiptarëve (1405-17 janar 1468).

Kush ishte ky gjigant i mendimit, drejtimit, i lartësisë drejtuese në pozicione strategu, madje dhe “kodifikues” i një Arti Ushtarak triumfues  në periudhën, kur jetoi dhe tregoi supermaci shumëplanshe dhe shumëdimensionale… KRYENJERIU i  Aktit më madhor të mbrojtjes së Kombit të tij, personifikues  i një epoke të ndritur të Historisë së një Kombi, nga më të lashtët e Evropës. Vetë kjo epokë shqiptare mori emrin e këtij njeriu personifikues i gjithëmirësisë, gjithëhirësisë dhe mbrojtjes së Identitetit, njeriu, i cili ndali vërshimin e falangave të Perandorisë Osmane për të zgjeruar hapësirën e saj të shtrirjes gllabëruese oreksive. Kyetendenca  e Perandorive kjo është: kënaqësia “kreative” e rritjes në dëm të Kombeve dhe keqsjellja arbitrare ndaj tyre deri nënshtrim, masakrim, gijotinë, ndalje të mendimit dhe të prosperitetit, përbaltjes së gjuhës,  qëndrim i shfrenuar ndaj zakoneve, traditave të  të shtypurve, eliminime të pozitivitetit, nëpërmjet shtrëngimit të ganxhave, sjellja e errësirës totale  dhe kultivimi i injorancës, mediokritetit, eliminim total i gjithçkaje të mirë dhe lakimi i emrit në të gjitha rasat: Komb i nënshtruar…. Pra një proces tërësor eunuk, memecor…

Skënderbeu ( 6 maj 1405 – 17 janar 1468)  përballoi me shumë aftësi egërsinë e Perandorisë Osmane, ia fashiti sulmet dhe kundërsulmet e saj  për një çerekshekulli, por, ai me madhështinë e tij të katërcipëtreguar e motivoi shekullin epokor me emrin e tij  (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI).  

Kjo epokë realizoi: 

Së pari, Organizimin më të lartë për mbrojtje trojesh, të lirisë, të pronës…

Së dyti, nën drejtimin e tij u krijua, u organizua dhe funksionoi  shteti shqiptar, duke krijuar një shtet tipik karakterizues nga aftësia për t’u përballur  dhe madje dhe për të triumfuar…

Së treti, ky organizim politik dhe ushtarak forcoi vetëdijen kombëtare dhe gjithashtu rriti e nxiti bashkimin e trojeve, tejforcoi aftësinë për të mbrojtur veten dhe vetveten.

Së katërti, në sajë të aftësisë së Skënderbeut,  u manifestua uniteti përbashkues, duke shmangur separatizmin  dhe bashkimi solli frytet e tij të padiskutueshme.C:\Documents and Settings\alb\Desktop\SKENDERKOHA MBAN MEND\iBeselidhja e Lexhesmages.jpg

Së pesti, u përbashkuan shtresa të ndryshme të popullatës me një objektiv të vetëm  dhe rreth një strategu shumë të besueshëm, duke treguar  atë të vërtetë të madhe se, edhe një komb i vetëm, në se formon fizionominë e tij shumëplanshe triumfon në aspirate.

Së gjashti, figura e Skënderbeut  është një figurë  rrallësore, ku një figurë e tillë  bëhet shprehje aspirate e konkretizuar dhe kjo e shndërroi atë në një simbol të bashkimit dhe të realizimit të objektivit madhor…

Së shtati, deshëm të evidentonim atë fjalë me peshë të madhe që kualiteti, cilësia, në rastin e Skënderbeut, veprimeve të tij tërësore luftarake, në kohën që jetoi, mposhti sasinë, pasi i mëshoi fort kualitivitetit…

Së teti, vetë Skënderbeu ishte figurë e shquar, pjesë e elitës të Kohës së Kombit, figurë e besueshme, i cili drejtoi frontin e kundërveprimit ndaj një Perandorie të Madhe  dhe tregoi se, vetëm një figurë elitare mund të realizojë një përndritje të tillë. Krijoi, pra, një front të madh të përballjes  dhe kjo ndikoi fuqimisht edhe te Kombet e tjerë.

Interesat e shtresave shoqërore, mbrojtja e këtyre interesave  të gjithë shtresave, konsakron bashkim – unitetin dhe drejtimin nga figura elitare…

Kuptesa e mirëfilltë e detyrës imperative të Kohës  ishte  një nga kryepikat e fortësisë së Skënderbeut …

Së nënti: Skënderbeu ishte një njohës i shkëqyer i botëkuptimit, traditës, i shpirti të protestës, revoltës shqiptare, të cilën e shfrytëzoi në interes të plotimit të platformës së tij, por nga ana tjetër,  ai ishte, po  një njohës i tillë,  i thellë, i organizimit të ushtrisë osmane, me që kishte qenë  në përbërje të saj dhe kishte treguar kryeaftësitë në këtë drejtim. Pra, zbatohej efektshëm ai kryeparim i njohjes së kundërshtarit, në kompleksitetin e vet. C:\Documents and Settings\alb\Desktop\Skenderbeu-1-e1516303460443-780x439.jpg

Këto krijonin fizionominë e një personaliteti, i cili i studioi të gjitha cilësitë, avantazhet dhe  dobësitë e forcave të tij  si dhe të  kundërshtarit, por,  në këtë përballje, hyri me një disiplinë shkencore për kohën, pasi gjithçka shkoi në përvijimin e pozitivitetit .

Së dhjeti,  ndërtimi i filozofisë së triumfimit u bazua në një platformë morale ushtarake reale. Skënderbeu e rroku mjaft mirë kuptimësinë : Përballja e një pushtuesi të egër, të fuqishëm, i modernizuar me pajisjet më të avancuara të kohës  dhe me precipitimin e ushtrisë më të shumtë në numër,  sikundërse  ishte Perandoria Osmane, kombasit e tij s’ mund të arrinin fitoren, pa ezauruar copëtimin e theksuar  politik të vendit në një varg zotërimesh të palidhura, pa një bazë organizative të qëndrueshme, pa bashkërendimin e mjeteve dhe të burimeve njerëzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkërendimin e të gjitha veprimeve, të cilat zhvilloheshin në rrafsh të brendshëm  të këtyre me veprimet e ndërmarra në rrafsh ndërkombëtar.

Së njëmbëdhjeti, Gjergj Kastriot Skënderbeu, si rrjedhojë e kësaj supermacie mendimore, intelektive, intuitative,  në të gjithë vepimtarinë e tij, u kthye në atributet e një burri shteti  dhe një  strategu të shquar ushtarak.

Skënderbeu ishte një udhëheqës dhe një strateg i shquar, por edhe një politikan  niveli. Kjo u tregua në aktin madhor të themelimit të  Besëlidhjes së Lezhës, një besëlidhje, aspiratë materializuese, një akt që ndodhte për herë të parë në historinë shqiptare për bashkim tërësor politik, ndryshim konceptual. 

Besëlidhja  shqiptare ishte kryepika kyçe  në krijimin e kësaj aleance  të madhe vullnetare, e cila krijonte një mentalitet të ri në krijim e aleancës dhe të përballjes. Kjo solli, më vonë,  krijimin e një shteti  të fortë, të një pushteti po  të fortë të përqëndruar te një udhëheqës dhe strateg i shquar, i shndërruar në burrë shteti, si Skënderbeu, duke u konkretizuar si një themelues i shtetit të pavarur  shqiptar.   

 (Ekzistenca e mendimeve regresive  të disa historianucëve apo politikukëve,  se shqiptarët nuk krijojnë dot shtet, fashitet nga ky krijim, kryeshembull dhe nga  kryeveprime të tjera, para dhe pas këtij akti).

Së dymbëdhjeti, krijimi i këtij shteti solli lindjen imediate të interesit në krijimin dhe forcimin e kujdesit  për ruajtjen e burimeve të brendshme ekonomike, për të mbështetur luftën. Ndërkaq, u morën masa të forta për mbrojtjen  e brezit kufitar në lindje dhe në jug  të viseve të lira, në organizimin e një vrojtimi të organizuar, të kundrimit të lëvizjeve të kundërshtarit. Kjo realizoi dhe dhënien e parësisë   të krijimit të mundësisë  për zhvillimin ekonomik e tregtar si dhe rritjen e eksportit  të drithërave dhe prodhimeve  të tjera nga qendra portuale të Adriatikut. 

Së trembëdhjeti, Skënderbeu, me vizionin e tij, i dha rëndësi dhe tregimit të kujdesit për shqiptarët, të cilët ndodheshin në zonën pushtuese, lidhjes  dhe bashkërendimit me ta, duke hedhur hapa konsoliduese në të mirë përbashkuese të Kombit. Vetëkuptohet,  që kjo tendencë gjithmonë në rritje, rriste shkallën e agravimit të kundërshtarit, pushtuesit, si dhe “minimin” e veprimtarive të tij në vende të pushtuara, duke sjellë dobësim gjithëkahësh. Kjo i shërbente, midis të tjerave dhe bashkimit shpirtëror të shqiptarëve, konsolidimin e aktit të nisur në Besëlidhjen e Lezhës… Kjo i shërbeu, gjithashtu, dhe rritjes së informimit  dhe në kontekstin ushtarak, veprimit të fuqishëm në prapavija të armikut.

Së katërmbëdhjeti, figura e Skënderbeut, duhet lexuar e shpjeguar mirë në kontekstin fetar. Kohët e fundit, disa gjoja historianë, apo përfaqësues të fesë, duke u nisur nga interesat e tyre, ngrejnë akuza të pabazuara, meqë Skënderbeu ishte një njeri i besimit  katolik, gjoja  ishte kundër myslimanizmit.  Por, nuk duhet harruar kurrë se, ai, si rrjedhojë  e asaj që, një pjesë të jetës së tij, sidomos rininë, e kaloi në  gjirin e fesë myslimane, në një vend si Turqia, që nuk mund të flitet për tolerancë fetare, nuk mund të kishte mentalitet të tillë.  Kjo  është e vërteta historike, e cila ka vetëm shembuj të saj   në një “minimum” , për të mos u marrë në konsideratë. Skënderbeu, falë vizionit të tij, njohjes së dy feve predominuese, e përdori këtë presencë të besimeve fetare,  në bashkimin e njerëzve me  fe të ndryshme, duke spikatur në tolerancën fetare, e cila  mbizotëron edhe në shekujt e sotëm të moderuar. Pa asnjë paragjykim, ai qëndroi mbi besimet dhe dallimet fetare… Ky respektim shërbeu për bashkim total të shqiptarëve dhe edukimin e tyre me ndjesi të tjera e mentalitet të ri.

Bashkimi shpirtëror i shqiptarëve, në këtë shekull, arriti në përmasat e një kulmi… 

Së pesëmbëdhjeti, edhe në planin ndërkombëtar, Skënderbeu  spikati. Parësi i dha bashkëpunimit, sigurimit të aleatëve, aleancave dhe bashkëpunimit koherent të përhershëm, por edhe të përkohshëm pozicional, situatave dhe ngarkesave operacionale,  me qëllimin dhe objektivin e vetëm:  përballimin e agresionit osman. Kjo shërbente edhe në kahjen e mbrojtjes së shpinës, sigurisë së tyre kombinative, por  ai i kushtoi rëndësi dhe vigjilencës, marrjes së informatës dhe vlerësimit me bindje të situatave dhe raporteve të krijuara. 

Së gjashtëmbëdhjeti, Skënderbeu spikat dhe është një kryeshembull strategu në atë çka përpunoi  dhe triumfoi në betejat  e tij historike dhe triumfuese në një çerekshekull të ndritur të Historisë së popullit shqiptar. Në kushtet e një disproporcioni të madh të kontestit numerik, ai përpunoi me shkathtësi mendjeje dhe  e aplikoi edhe me shkathtësi  lëvizjeje atë STRATEGJI DHE TAKTIKË TË TIJ TË PËRPUNUAR, E CILA, ME DINAMIZMIN E SAJ TEORIK DHE PRAKTIK, ËSHTË VLERËSUAR NGA ORGANIZMA TË  PËRPUNIMIT TË MENDIMIT  STRATEGJIK NË BOTË… 

Strategjia dhe taktika e Skënderbeut: “Kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 8 deri 12 mijë vetash, nuk do të mund ta bënte këtë edhe me një ushtri shumë më të madhe”.
Çfarë “parabolë” është kjo! Brenda saj ka shumë elementë dhe faktorë fitues nxitës .

*

Tashmë, sidomos ne, që kemi përfunduar dhe shkolla të kualifikuara ushtarake, e njohim më së miri Strategjinë dhe Taktikën Skënderbejane, por për interes të lexuesve, studiuesve dhe  dhe zgjerimit të njohurive të të paditurve, ose atyre që flasin  në “kotje”, për të minimizuar  mosnjohjen dhe për të forcuar njohjen sa duhet dhe si duhet, të kësaj  Strategjie dhe Taktike, po rreshtojmë disa parime, elementë nga më kryesorët:Metoda të luftës të përdorura nga Skënderbeu

*Epërsisë së theksuar  të kundërshtarit me luftëtarë dhe armatime  bëji ballë dhe mposhte me  qëndrim në kushtrim të përhershëm, duke e shqetësuar dhe acaruar me sulme të karakterit të vogël, në shumë pika, duke siguruar një të papritur, beftësi në goditje  për sigurimin e  rënies së moralit të tij. 

*Prerja e rrugëve të furnizimit, futja e reparteve furnizuese në kurthe, gracka, duke shfrytëzuar elementët e relievit tonë fantastik, krijimi  i predominancës për t’i goditur me sulme të fuqishme, të befasishme, me objektiv: shkatërrim total.

*Parimi i  strategjisë së mbrojtjes aktive, sipas parimit “kancelar”: “Mbrohu duke sulmuar”. 

*Mjeshtëria kombinative e ndërthurjes të betejave, operacioneve të mëdha  taktiko-strategjike me tërheqje të paramenduara   dhe të kombinuar me sulme, me pusi e befasi të shumëllojshme  të luftës guerile. C:\Documents and Settings\alb\Desktop\SKENDERKOHA MBAN MEND\Beteja e Torviollit.jpg

*E rëndësishme ishte përgatitja dhe “specializimi” i luftëtarëve për të kryer me shkathtësi të gjitha veprimet  që nga më të voglat e deri në përballje në fushën e betejës në pozitivitet. 

*Në ndryshim nga ushtritë mercenare të armatosura me armatim të rëndë të kohës  të Mbretërve dhe Princave, Sulltanëve të kohës, mbështetja mbi një ushtri me organogramë cilësore  të armatosur lehtë; e karakterizuar nga një lëvizshmëri e madhe dhe  me aftësi të lartë goditëse, e formuar kryesisht nga vullnetarë me  gatishmëri luftarake e shpirt vetëmohimi. 

*Një nga karakteristikat tipike të Skënderbeut ishte se ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të shpërvjelur, si një ushtar i zakonshëm. Në betejë ai ishte shembull frymëzimi  dhe nxitje  për luftatarët e tij, duke treguar, në të njëjtën kohë,  forcën e një komandanti të  talentuar dhe të një ushtari të  guximshëm.

Ky realitet ngriti  dhe forcoi, edukoi ndjenjën e fitores. 

*Epërsi e tij ishte njohja emër për emër e ushtarëve të tij  në fushën e betejës, e cila sillte rritjen e emocionit dhe përkushtimit  për të arritur objektivin…Ndaj, për të realizuar këtë të vërtetë të njohjes, procesit të njohjes racionale, duke qenë shumë i thjeshtë  edhe në jetën e përditshme, Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë luftëtari.C:\Documents and Settings\alb\Desktop\SKENDERKOHA MBAN MEND\Beteja e Albulenes pervizi.jpg

Duhet theksuar se, këto parime  kanë qenë bazë edhe në konceptimin e Artit Ushtarak gjatë sistemit monoide dhe u realizuan me strukturat ushtarake të Ushtrisë Shqiptare,  gjatë gjithë këtij sistemi.

Si rrjedhojë e këtyre tipikave, që përbëjnë një kryetipikë të madhe, Skënderbeu, gjatë gjithë kohës,  gëzoi respekt të padiskutueshëm nga bashkëkohësit e vet, jo vetëm, kur ishte fizikisht, por edhe pas  vdekjes së tij, që ishte vdekje e një Titani  të madh dhe të respektuar nga të gjithë.

Natyrisht, një kryefigurë e tillë mbetet në kujtesën, jo vetëm të Kombit të vet, pasi ai ishte projektuesi dhe triumfatori i kësaj epoke çerekshekullore, e cila mahniti kancelaritë e kohës dhe vetë Perandorinë Osmane… ,por mbeti  dhe në kujtesën e kundërshtarëve të tij.

Skënderbeu është vetë ai që  thelloi  kodin e bukur të trimërisë, heroizmit, guximit dhe të krenarisë shqiptare, që, me profilin e tij, i tregoi Botës mbarë se çfarë është i zoti të bëjë një Udhëheqës dhe një Strateg për Kombin e tij , por edhe për të tjerët. 

Portretizimi i tij mbeti i gjallë në kujtesën e një Kombi dhe u përcoll, u viganizua me të, u përcollën bëmat e tij në breza për habitjen që shkaktuan fitoret e tij legjendë. Shqiptarët i thurën kësaj kryefigure këngë, gojëdhëna, ese  e tjera.

Me të drejtë populli ynë dhe ne të gjithë krenohemi me Heroin tonë Kombëtar, por ai është bërë objekt studimi i shumë personaliteteve në botë, të cilët kanë studiuar shkollën e tij të artit. Kryenjeri, që i kaloi kufijtë e vendit të tij, të Ballkanit dhe të Evropës… Këtë e tregon literatura e shumtë, shumëplanshe që ekziston sot për këtë figurë madhore. Madje, ai është përdorur dhe si idol për mobilizimin e popujve për të kundërshtuar Mbretërirë, Perandoritë, Tiranitë  dhe Tiranët, Diktaturat dhe Diktatorët, Dhunën, Eliminimin,  ndaj dhe shkrimtarët, historianët, poetët, politologët  në botë, e kanë objekt të veprave të tyre.  I kristalizuar, si një figurë me përmasa gjigante,  ai sot është prezent me Kryeveprën e Tij, me   buste, shtatore, relieve, në shumë vende të Evropës. 

Në këtë drejtim, ne kemi një krenari të pamatë që respektohet  Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, një figurë komplekse e paarritshme  për kohën që jetoi dhe që epokoi. 

Ndaj LNPSHA, në vitin e shpallur “ VITI I SKËNDERBEUT”, ndërmorëm një sërë veprimtarish akademike, letrare, kulturore, artistike, shfaqje të poemës dramatike “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të regjisorit, aktorit  Xhevat Limani, i cili ndërmori një inkursion domethënës, në këtë vit,  në Shqipëri, Ballkan, Evropë dhe Botë (Teatri Shqiptar në Amerikë) ; veprimtari   filmike, botuese, hapje ekspozitash,manifestime    e tjerë, të cilat i shpalosim në veprën “KOHA MBAN MEND”. 

C:\Documents and Settings\alb\Desktop\arbeni perkrenarja e Sklenderbeut.jpg

Përkrenarja e  Skënderbeut , 

pikturë nga piktori Arben Kristani. (GD)

Artikujt e fundit

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm