Kriza politike, morale dhe e besimit qytetar…

Nga: Faton Bislimi

Prej më shumë se dhjetë seancash, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk po arrin të konstituohet. Kjo është më shumë se dështim institucional – është një krizë e rëndë politike, morale dhe tashmë edhe e besimit qytetar. E paimagjinueshme në një demokraci që synon konsolidimin.

Deputetët, të zgjedhurit e popullit, që kanë për obligim kushtetues, detyrim politik dhe mbi të gjitha barrë morale për të ofruar zgjidhje, janë bërë pengesë e procesit demokratik. Dy taborre politike janë ngulitur në qëndrime që më shumë burojnë nga inatet e egos dhe interesat e ngushta partiake sesa nga përkushtimi ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Njëra palë ngulë këmbë në të drejtën kushtetuese për të propozuar kryetarin e Kuvendit. Pala tjetër, në të drejtën për të votuar kundër apo për të abstenuar. Por askush nuk merr përgjegjësinë për të gjetur zgjidhje. Asnjëra palë nuk ka numrat për të ecur vetë – të dyja kanë, megjithatë, fuqinë për të bllokuar.

Ky nuk është më një ngërç politik – ky është abuzim. Abuzim me votën e qytetarit. Abuzim me mandatin. Keqpërdorim i funksionit publik. Qoftë me vetëdije apo jo, kjo sjellje përbën dëm të drejtëpërdrejtë ndaj interesit të shtetit të Kosovës dhe ndaj themeleve të saj institucionale.

Nuk jam jurist, por besoj se ekziston bazë ligjore që, kur dikush e keqpërdor pozitën që ka, t’i ndalohet ushtrimi i asaj pozite. Në çdo vend demokratik, abuzimi me pozitën publike bartë pasoja, përfshirë përjashtimin apo ndalimin nga funksionet e tilla, dhe kjo do duhej të vlente edhe për të gjithë deputetët!

Është koha që ky precedent të trajtohet seriozisht. Nëse për dhjetë herë me radhë dështon përmbushja e detyrës më bazike – konstituimi i Kuvendit – atëherë problemi nuk është tek procedurat, por tek vullneti. Tek përgjegjësia që mungon. Dhe për këtë, përgjegjësia duhet të jetë reale: politike, morale dhe ligjore.

Kosova ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme, jo për bllokadë të qëllimshme. Ka nevojë për dialog e zgjidhje, jo për grindje sterile. Ka nevojë për përfaqësues që punojnë për shtetin, jo për partinë apo vetveten.

Zgjedhjet nuk janë një çlirim nga përgjegjësia – janë vetëm fillimi i saj. Dhe kur kjo përgjegjësi nuk përmbushet, atëherë populli dhe drejtësia duhet të veprojnë.

Artikujt e fundit

PSG kalon në finalen e Championsit, do të sfidojë Interin në Mynih

Një ndeshje jo si e mbrëmshmja edhe pse e...

Shkëndija e Tetovës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija e Tetovës është kampionia e re e Maqedonisë...

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit

Në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve përfundoi...

E përcjellin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve...

Barazia gjinore, OBSH: Gratë punojnë më shumë, fitojnë 23% më pak se burrat

Një raport i fundit i publikuar nga OBSh ka...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Konferenca Ekonomike mbahet më 16 dhe 17 maj

Mos e humbni këtë mundësi! Më 16-17 maj, Konferenca Ekonomike...

Shkëndija e Tetovës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija e Tetovës është kampionia e re e Maqedonisë...

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit

Në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve përfundoi...

E përcjellin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve...

Prezantohet Giro d’Italia 2025

Xhiro e Italisë, kjo në edicionin e saj të...

Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, mbyllet votimi i parë për zgjedhjen e Papës

133 kardinalë u mbyllën sot në konklavën në Kapelën...

Më 12 maj do të promovohen dy vepra letrare të autorit Brahim Avdyli

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në kuadër...

Mësuesi im

Nga: Arsim MULLIQAJ, Milano Rreze të arta të shkruara në...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm