Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s në Paraguai

Në Asunción të Paraguait po zhvillohet Kongresi i 75-të i FIFA-s, ngjarje kjo e rëndësishme për futbollin botëror.
Në këtë kongres po merr pjesë edhe delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, i përbërë nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Markus Wiedner.

Punimet e Kongresit filluan me vonesë, në orën 12:30 sipas kohe lokale, për shkaqe teknike. Ky kongres përkon me 100-vjetorin e anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Paraguait në FIFA, duke e bërë këtë edicion edhe më të veçantë.

Po ashtu, Kongresi i sivjetmë shënon një periudhë të rëndësishme për Amerikën e Jugut në kontekstin e zhvillimeve të mëdha në futbollin global, ku kontinent do të jetë nikoqir i Kupës së Botës për Femra FIFA 2027™, si dhe i ndeshjeve festive për 100-vjetorin e Kupës së Botës FIFA™ në vitin 2030.

Pjesëmarrja e krerëve të FFK-së në këtë Kongres përbën një mundësi të mirë për diskutime dhe forcim të bashkëpunimit me federatat dhe konfederatat e tjera./K.Goca

Artikujt e fundit

Rama e njohu Macronin me projektin e “Ecole 42”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti francez, Emanuel...

Donjeta Sadiku me zemër të madhe në Poloni

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, fitoi medaljen e artë në...

Cristiano Ronaldo së shpejti mund t’i bashkohet grupit të pronarëve të Almerias

Mohamed Al-Khereiji është bërë zyrtarisht pronari i ri i...

Raphinha: Besimi i Flick ishte vendimtar për sezonin tim

Raphinha ka qenë një nga lojtarët më të spikatur...

Më dëgjoni mua…

Nga: PhD: Xhavit LIPAJ, Andermatt Më dëgjoni mua, jo si...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Gazetaria e lirë dhe e pavarur është një gur themeli i demokracisë

Ambasadorët e QUINT pas raportit të Reporterëve Pa Kufij...

Rama e njohu Macronin me projektin e “Ecole 42”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti francez, Emanuel...

Donjeta Sadiku me zemër të madhe në Poloni

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, fitoi medaljen e artë në...

Cristiano Ronaldo së shpejti mund t’i bashkohet grupit të pronarëve të Almerias

Mohamed Al-Khereiji është bërë zyrtarisht pronari i ri i...

Raphinha: Besimi i Flick ishte vendimtar për sezonin tim

Raphinha ka qenë një nga lojtarët më të spikatur...

Më dëgjoni mua…

Nga: PhD: Xhavit LIPAJ, Andermatt Më dëgjoni mua, jo si...

Në Philadelphia u organizua panairi shqiptar

Nga dr. Sadik Elshani Komuniteti shqiptaro – amerikan i Philadelphias...

Blindohet Roma, ceremonia për Papa Leo XIV

Roma po përgatitet për ceremoninë e zgjedhjes së Papa...

Yamal: Ky është vetëm fillimi

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm që e pa Barcelonën...

Presidentja Osmani: “97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm