Kombëtarja e Kosovës është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian në karate, që u mbajt Yerevan të Armenisë.
Vashat tona shkëlqyen në luftë për medalje të bronztë duke e gjunjëzuar me rezultat 2:1 Greqinë.
Vashat që treguan zemër të madhe janë Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Behije Mustafa e Elmedina Istogu, me selektorin Isak Curri e Agron Tosuni – trajner. Për Kosovën është medalja e dytë të bronztë në Evropianin në Jerevan.
Të bronztën e fitoi Betim Maliqi në kategorinë deri 75 kg./K.GOCA
Deri në luftë për medalje
Kosova – Ukraina 2:0
Kosova – Spanjë 2:0
Kosova – Gjermania 1:1 (gjysmëfinale)
Kosova – Armenia 2:0 (repasazh)
Kosova – Greqia 2:1