Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani, priti në një takim, ambasadorët e të gjitha vendeve kontribuese të trupave, në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City, Prishtinë.
Diskutimi përfshiu një gamë të gjerë temash, duke përfshirë tendencat e sigurisë në gjithë rajonin, situatën në Kosovë pas zgjedhjeve, takimin e fundit të Komandantit të KFOR-it me Sorensen (Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës), si dhe aktivitetet dhe bashkëpunimin e KFOR-it me Bashkësinë Ndërkombëtare.
Të gjithë pjesëmarrësit ritheksuan rolin vendimtar që luan KFOR-i në mbështetje të stabilitetit rajonal dhe rëndësinë e bashkërendimit të përpjekjeve drejt një sigurie të qëndrueshme, në dobi të të gjitha komuniteteve”, thuhet mes tjerash në njoftim.
KFOR-i vazhdon të kontribuojë për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë./BS