Klitschko e falënderon për mbështetjen ndaj Ukrainës – Abdixhiku kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për përkrahjen e vazhdueshme që Kosova i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus.

Në takimin e zhvilluar në kuadër të punimeve të Kongresit të Partive Popullore Evropiane (EPP), që po mbahet në Spanjë, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për qëndrueshmërinë e popullit ukrainas dhe ka theksuar se Kosova, si një vend që ka kaluar një periudhë të ngjashme sfidash, e kupton rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për një shtet të pavarur që lufton për sovranitetin e tij.

“Populli i Kosovës qëndron përkrah Ukrainës. E dimë mirë se çfarë do të thotë të mbrosh lirinë dhe shtetësinë në kushte të vështira. Mbështetja jonë është e sinqertë dhe e vazhdueshme”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka theksuar gjithashtu se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina do të ishte një hap historik dhe do të forconte marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

“Presim që Ukraina, si një shtet që vetë po lufton për të drejtën e saj për ekzistencë, të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Një gjest i tillë do të kishte peshë të madhe politike dhe simbolike për të dyja vendet”, është shprehur Abdixhiku.

Takimi mes Abdixhikut dhe Klitschkos vjen në një kohë kur solidariteti ndërkombëtar ndaj Ukrainës mbetet i rëndësishëm në përballje me agresionin rus, ndërsa Kosova vazhdon të kërkojë njohje të mëtejshme në arenën ndërkombëtare./TEL

Artikujt e fundit

PSG bën hapin e madh drejt finales së Championsit, Arsenal “bie” në shtëpi

Paris Saint-Germain ka bërë një hap të madh drejt...

Dardanet fitojnë ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës U16 e vajzave e ka nisur...

Ezgjan Alioski do të luajë në finalen e Champions League së Azisë, mund të përballet me Ronaldon

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan...

Vatikani publikon detajet e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e...

Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Këngëtarja dhe kompozitorja Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Elina Duni, duket se është e përkëdhelura e kritikës,...

PSG bën hapin e madh drejt finales së Championsit, Arsenal “bie” në shtëpi

Paris Saint-Germain ka bërë një hap të madh drejt...

Dardanet fitojnë ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës U16 e vajzave e ka nisur...

Ezgjan Alioski do të luajë në finalen e Champions League së Azisë, mund të përballet me Ronaldon

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan...

Vatikani publikon detajet e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e...

Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Njoftim nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

Njoftim për Festat Zyrtare: Të nderuar bashkatdhetarë, Në pajtim me Ligjin...

Zelensky: Jo dhurata territoriale për Putinin. Përfundoni luftën në mënyrë të drejtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje që të...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm