Mariah Carey ka rrëfyer se një nga gjërat që e ka acaruar më shumë në karrierën e saj 30-vjeçare është përshkrimi i albumit të saj “The Emancipation of Mimi” si “album rikthimi”.
Në një intervistë për People, këngëtarja 56-vjeçare tha: “Në atë kohë më mërziti kur e quajtën një album rikthimi… tani thjesht e pranoj. Por është sikur, sa rikthime duhet të kem?”
Albumi i vitit 2005, i cili përfshin bashkëpunime me Snoop Dogg dhe Jermaine Dupri, erdhi vetëm tre vite pas Charmbracelet, dhe u bë një nga më të suksesshmit në karrierën e saj, duke shitur mbi 10 milionë kopje në mbarë botën.
Duke festuar 20-vjetorin e këtij albumi, Carey tha në rrjete sociale: “Ky album ka disa nga hitet e mia më të mëdha, por edhe këngë shumë personale për mua.”
Ajo veçoi “Fly Like a Bird” si një nga këngët më të dashura dhe më domethënëse. Një edicion special i “The Emancipation of Mimi” do të publikohet më 30 maj, ndërsa Mariah premton surpriza për fansat në ditët në vijim. /GT /foto grammy/