Ismaili në Forumin e Thesarit flet për të arriturat në sektorin financiar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë si panelist në Forumin Ekzekutiv të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) dhe Thesari i Bankës Botërore.

Paneli u moderua nga z. Jorge Familiar, Zëvendëspresident dhe Drejtor i Thesarit  të Bankës Botërore. Në fjalën e tij, Guvernatori Ismaili theksoi rrugëtimin transformues të Kosovës nga një përfituese e ndihmës së IDA-s në donator, duke nënvizuar rolin kyç të institucioneve të qëndrueshme, menaxhimit të përgjegjshëm financiar dhe partneriteteve strategjike ndërkombëtare në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit global të Kosovës.

Guvernatori Ismaili prezantoi arritjet kryesore të Kosovës në forcimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e tregjeve, përfshirë sigurimin e vlerësimit të parë sovran kreditor për vendin, futjen e instrumenteve të menaxhimit të likuiditetit dhe operacionet REPO, si dhe modernizimin e infrastrukturës së pagesave të Kosovës. Ai gjithashtu foli për progresin e BQK-së në përafrimin e sektorit financiar të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian, forcimin e besimit të investitorëve dhe thellimin e integrimit financiar rajonal dhe ndërkombëtar. Duke reflektuar mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin  për Këshillim dhe Menaxhim të Rezervave (RAMP) të Bankës Botërore, Guvernatori Ismaili theksoi hapat kryesorë të ndërmarrë për modernizimin e kornizës së menaxhimit të rezervave të BQK-së, duke përfshirë plotësimin e Politikës së Investimeve, zhvillimin e një qasjeje strategjike të alokimit të aseteve dhe avancimin e praktikave të qeverisjes përmes rishikimit të Komitetit  të Investimeve. Në temën e inovacionit digjital, Guvernatori Ismaili paraqiti avancimet e Kosovës drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), zgjerimin e kornizës së bankingut të hapur, modernizimin e regjistrave kombëtarë dhe nismat për të nxitur përfshirjen më të gjerë financiare. Ai theksoi se përqafimi i digjitalizimit është thelbësor që bankat qendrore të sigurojnë qëndrueshmëri dhe rëndësi në një ekosistem financiar që po evoluon me shpejtësi.

Forumi shërbeu gjithashtu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal midis vendeve dhe investitorëve institucionalë. Guvernatori Ismaili riafirmoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneriteteve rajonale për të avancuar stabilitetin financiar, për të rritur likuiditetin e tregjeve, për të përmirësuar besimin e investitorëve dhe për të mbështetur stabilitetin financiar në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për Thesarin e Bankës Botërore për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm dhe riafirmon përkushtimin për forcimin e menaxhimit të financiar, avancimin e transformimit digjital dhe promovimin e rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike.

Forumi Ekzekutiv mblodhi së bashku Guvernatorë të bankave qendrore, ministra të Financave dhe mbi 100 përfaqësues të lartë nga e gjithë bota, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Ezgjan Alioski do të luajë në finalen e Champions League së Azisë, mund të përballet me Ronaldon

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan...

Vatikani publikon detajet e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e...

Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Klitschko e falënderon për mbështetjen ndaj Ukrainës – Abdixhiku kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar...

Profesori amerikan James A. Lofton mban leksion të hapur mbi “Shtetin e së Drejtës”

Para zhvillimit të leksionit të tij të hapur, Prof....

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Dardanet fitojnë ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës U16 e vajzave e ka nisur...

Ezgjan Alioski do të luajë në finalen e Champions League së Azisë, mund të përballet me Ronaldon

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan...

Vatikani publikon detajet e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e...

Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Klitschko e falënderon për mbështetjen ndaj Ukrainës – Abdixhiku kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar...

Njoftim nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

Njoftim për Festat Zyrtare: Të nderuar bashkatdhetarë, Në pajtim me Ligjin...

Zelensky: Jo dhurata territoriale për Putinin. Përfundoni luftën në mënyrë të drejtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje që të...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm