IMPRESSUM

LINJËVEPRIMI MBI PRIVATËSINË Portali SAM24.info është i përkushtuar në ruajtjen e privatësisë dhe në integritetin e të dhënave personale me të cilat bie në kontakt gjatë punës së tij. Në këtë dokument për linjëveprim të zbatuar të privatësisë (privacy policy) janë shënuar llojet e të dhënave personale të cilat i pranojmë dhe i mbledhim gjatë shfrytëzimit të faqes zyrtare të SAM24.info. Do t’ju kishim lutur që me kujdes ta lexoni këtë linjëveprim të privatësisë. Linjëveprimit për privatësi mund t’i qaseni në çdo kohë në faqen zyrtare të SAM24.info. Shfrytëzimi i juaj dhe/ose regjistrimi në cilëndo pjesë të faqes sonë zyrtare d.t.th. pranim i këtij linjëveprimi për privatësi. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e këtij linjëveprimi mbi privatësinë, ju lutemi të mos e shfrytëzoni faqen tonë! Ky linjëveprim për privatësi nuk përfshin informata të mbledhura në vende të tjera, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në informata të mbledhura off-line dhe në faqe për tek cilat janë vendosur vegëza në faqe. Politika e zbatuar për privatësi e SAM 24.info bazohet mbi parimet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës dhe përpunimin e të dhënave personale e bën në përputhje me ligjin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale të Zvicrës [Bundesgesetz über den Datenschutz]. SAM 24 e respekton privatësinë e shfrytëzuesve të shërbimeve të tij informative, si dhe privatësinë e vizitorëve të faqes www.SAM24.info Të gjitha të dhënat personale që janë mbledhur në formë elektronike apo në një formë tjetër, si dhe të dhënat, të cilat personi i ka ngarkuar në formularët në faqen SAM24.info, konsiderohet se janë marrë me pëlqimin paraprak të atij personi. SAM24.info. nuk është përgjegjës për pasojat, dëmi material apo dëmi tjetër eventual që mund të paraqitet te personi dhe/apo te personat e tjerë fizikë apo juridikë, nëse personi jep/ngarkon të dhëna jo të sakta apo jo të plota. SAM 24.info i ruan të dhënat personale të shfrytëzuesit, vetëm derisa të arrihet qëllimi për çka janë mbledhur të njëjtat. Kur të ndërpritet kontrata apo lloji tjetër i lidhjes mes SAM24.info dhe personit shfrytëzues, të gjitha të dhënat personale përgjithmonë hiqen nga përmbledhja e të dhënave personale të kësaj faqeje. Shfrytëzimi i cookies. Faqja e SAM24.info shfrytëzon cookies.

  • Për paraqitjen përkatëse të versionit të gjuhës së faqes, për shfrytëzuesit që kanë bërë zgjedhje gjatë vizitës së mëparshme. Kohëzgjatja e këtyre cookies është 1 ditë pas zgjedhjes së bërë.
  • Gjatë regjistrimit të shfrytëzuesve në pjesën që është e mbrojtur me emër të shfrytëzuesit dhe fjalëkalim, i cili nuk është publik. Kohëzgjatja e këtyre cookies është deri në përfundimin e sesionit aktual.

Posta elektronike (e-maili) dhe listat për e-mail. Të dhënat, të cilat vizitorët i dërgojnë në mënyrë vullnetare nëpërmjet postës elektronike (e-mailit) dhe formularit për kontakt, konsiderohen fshehtësi zyrtare dhe ruhen në përputhje me përcaktimet kryesore, si dhe me rregullat dhe ligjet për punë arkivore. Këtu bëjnë pjesë edhe adresa e tyre e e-mailit, emri, mbiemri, adresa postare, telefoni, fotografitë, etj. SAM 24.info gëzon statusin e një mediumi të lirë e të pavarur. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Adresa: Heimstrasse 46 8953 Dietikon ZH  

E-mail: redaksia@sam24.info 

Artikujt e fundit

spot_img