“Giro d’Italia 2025”, sot prezantimi i skuadrave nga Sheshi Skënderbej, ja kush janë favoritët

Nisja e madhe e “Giro d’Italia 2025” po afron. Sot në orën 18:30 të gjitha skuadrat pjesëmarrëse do të prezantojnë çiklistët e tyre, të cilët po bëhen gati për garën e cila do të jetë plot 3.413,3 km e gjatë dhe që do të zgjasë për tri javë. Por kush janë fovoritët? Kush duhet parë me kujdes sot në Sheshin Skënderbej gjatë prezantimit:

1) Primoz Roglic (Red Bull–Bora–Hansgrohe)

Primoz Roglic është favoriti i madh së bashku me Ayuso. Slloveni ëshhtë 35 vjeç dha ka fituar një herë “Giro d’Italia” në 2023-in. Ai ka fituar edhe katër herë Vuletën e Spanjës. Kapiteni i Red Bull–Bora–Hansgrohe mund të mbështet te shokët e skuadrës si Jai Hindley (fitues i “Giro d’Italia 2022”) dhe Daniel Felipe Martinez (i dyti në “Giro d’Italia 2024”).

2) Juan Ayuso (UAE Team Emirates XRG)

Ayuso është rivali i parë i madh i Primoz Roglic për triumfin final edhe pse është vetëm 22 vjeç. Spanjolli ka nisur mjaft mirë sezonin duke fituar deri më tani pesë gara (mes tyre Trofeun Laigueglia dhe “Tirreno Adriatico”). Edhe Ayuso ashtu si Roglic mund të mbështet te një ekip i fortë. Përveç ekspertëve si Adam Yates, Rafal Majka dhe Brandon McNulty ekipi i “UAE Team Emirates XRG” do të rreshtojë edhe një tjetër debutues me shumë potencial siç është Isaac Del Toro.

3) Adam Yates (UAE Team Emirates XRG)

32-vjeçari rikthehet në Giro d’Italia pas vendit të nëntë që mori në këtë garë në 2017-ën. Garuesi ekspert nga Britania e Madhe do të ndihmojë Ayuso në betejën me Primoz Roglic, por me kalimin e etapave mund të kthehet ai në pretendentin e madh për fanellën rozë.

4) Antonio Tiberi (Bahrain Victorious)

Antonio Tiberi është 23 vjeç dhe prezantohet në “Giro d’Italia 2025” me objektivin për tu ngjitur në pod. Kapiteni i “Bahrain Victorious” do të duhet të bëjë llogaritë me pritshmëritë e larta që kanë ngritur për të pas vendit të parë që mori vjet në “Giro d’Italia 2024” në klasifikimin e të rinjve. Një vit më parë ai mbylli në vend të pestë këtë garë në klasifikimin e përgjithshëm. Përkrah tij do të jenë edhe çiklistë ekspertë si Damiano Caruso dhe Pello Bilbao.

5) Wout van Aert (Visma-Lease a Bike)

Wout van Aert është në eksperiencën e parë të tij në një garë siç është ajo e “Giro d’Italia”. Mendohet se objektivi i tij është për të dhënë spektakël pa menduar shumë për klasifikimin e përgjithshëm. Karakteristikat e tij e bëjnë një çiklist të rrezikshëm në garat që do të vendosen me sprint në finish dhe ato kodrinore. Por Wout van Aert ka treguar në muajt e fundit se sillet mjaft mirë edhe në garat me pendenca të mëdha, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

PSG kalon në finalen e Championsit, do të sfidojë Interin në Mynih

Një ndeshje jo si e mbrëmshmja edhe pse e...

Shkëndija e Tetovës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija e Tetovës është kampionia e re e Maqedonisë...

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit

Në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve përfundoi...

E përcjellin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve...

Barazia gjinore, OBSH: Gratë punojnë më shumë, fitojnë 23% më pak se burrat

Një raport i fundit i publikuar nga OBSh ka...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Konferenca Ekonomike mbahet më 16 dhe 17 maj

Mos e humbni këtë mundësi! Më 16-17 maj, Konferenca Ekonomike...

Shkëndija e Tetovës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija e Tetovës është kampionia e re e Maqedonisë...

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit

Në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve përfundoi...

E përcjellin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve...

Prezantohet Giro d’Italia 2025

Xhiro e Italisë, kjo në edicionin e saj të...

Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, mbyllet votimi i parë për zgjedhjen e Papës

133 kardinalë u mbyllën sot në konklavën në Kapelën...

Më 12 maj do të promovohen dy vepra letrare të autorit Brahim Avdyli

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në kuadër...

Mësuesi im

Nga: Arsim MULLIQAJ, Milano Rreze të arta të shkruara në...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm