“Giro d’Italia 2025” nis për herë të parë nga Shqipëria

Giro d’Italia, një nga ngjarjet më të rëndësishme të çiklizmit botëror, do të nis për herë të parë në histori nga Shqipëria. Nga data 9 deri më 11 maj 2025, Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë qytetet që do të presin çiklistët profesionistë, duke e bërë Shqipërinë pjesë të këtij spektakli të madh sportiv.

Gara do të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme për të promovuar bukuritë natyrore të vendit, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes botërore dhe duke e lidhur atë me emocionet dhe shpejtësinë e një prej garave më të mëdha të çiklizmit. “Nisja e Madhe 2025” nis nga Shqipëria më 9 maj për të përfunduar në Itali më 1 qershor.

“Për herë të parë në histori GIRO D’ITALIA vjen në Shqipëri. Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. 180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Përveç aspektit sportiv, Giro d’Italia do të sjellë gjithashtu një vëmendje të madhe mediatike dhe do të jetë një moment i rëndësishëm për vendin, që do të shohë një eksponim të jashtëzakonshëm përmes transmetimeve televizive në mbarë botën.

Itinerari i tri etapave të para në Shqipëri

Etapa e Parë (9 Maj 2025) – 164 km nga Durrësi në Tiranë:

Gara do të fillojë në Durrës dhe do të kalojë përmes fshatrave të Bishqem, Papër, Gracen, Surrel dhe Malin e Dajti, për të arritur në Tiranë.

Etapa e Dytë (10 Maj 2025) – 13.7 km nëpër Tiranë:

Kjo etapë do të zhvillohet në një garë fushore dhe qytetare, duke përshkuar rrugët kryesore të Tiranës, përfshirë sheshin “Skënderbej”. Çiklistët do të garojnë për shpejtësinë në këtë distancë të shkurtër, duke i dhënë një mundësi të shkëlqyer për t’u ngjitur në renditjen e përgjithshme.

Etapa e Tretë (11 Maj 2025) – 160 km nga Vlora në Vlorë:

Etapa më e vështirë do të jetë e treta, e cila do të ketë terren malor dhe supermalor. Nisja do të bëhet nga Vlora dhe do të përshkojë disa nga destinacionet më të njohura të bregdetit të jugut, përfshirë Himarën, Porto Palermo dhe Qafën e Llogarasë. Kjo etapë do të përfundojë përsëri në Vlorë, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Hansli Flick flet për dy trofetë e radhës që Barcelona mbetet në garë

Barcelona ka bërë një hap tjetër më afër ëndrrës...

Rritja e çmimit të energjisë për 16% nuk i prek komunat e veriut

Rritja e çmimit të rrymes, e që po pritet...

Kosova lëshon fletarrestim ndaj Millan Radoçiqit për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrestim ndaj Millan...

Gjermania thirrje Ukrainës të mos pranojë marrëveshjen e Trump: Është kapitullim

Gjermania i ka bërë thirrje Ukrainës të mos pranojë...

Sot Konklava mblidhet në Vatikan për të vendosur datën e zgjedhjes së Papës së ri

Kardinalët pritet të vendosin për datën e konklavës për...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Inter dhe Barcelona premtojnë spektakël në Champions

Të mërkurën, Interi do të zbresë në fushë  për...

Hansli Flick flet për dy trofetë e radhës që Barcelona mbetet në garë

Barcelona ka bërë një hap tjetër më afër ëndrrës...

Rritja e çmimit të energjisë për 16% nuk i prek komunat e veriut

Rritja e çmimit të rrymes, e që po pritet...

Kosova lëshon fletarrestim ndaj Millan Radoçiqit për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrestim ndaj Millan...

Gjermania thirrje Ukrainës të mos pranojë marrëveshjen e Trump: Është kapitullim

Gjermania i ka bërë thirrje Ukrainës të mos pranojë...

Sot Konklava mblidhet në Vatikan për të vendosur datën e zgjedhjes së Papës së ri

Kardinalët pritet të vendosin për datën e konklavës për...

Shpata e Napoleonit do të shitet në ankand në Paris

Shpata e Napoleonit, një objekt historik i jashtëzakonshëm, do...

Hollivudi i përulet Francis Ford Coppolas, AFI i jep çmimin e Karrierës

Yjet e kinemasë, Steven Spielberg, George Lucas, Martin Scorsese,...

Maji i Festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur të Zvicrës

Agjend që fletë vetë, pa patur nevoj të shkruajmë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm