Gërvalla në Varshavë krah ministrave të Jashtëm të BE-së

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka udhëtuar në Varshavë, për takimin e përbashkët të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, si dhe të shteteve kandidate dhe me status kandidat potencial, sipas MPJD-së.

Kryediplomatja në detyrë e Kosovës, në kryeqytetin polak do të jetë pjesë e takimit që zhvillohet në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së dhe organizohet me ftesë të Presidencës Polake të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Siç bëhet e ditur nga MPJD-ja, qëllimi i këtij forumi është të krijojë një platformë të hapur për dialog strategjik ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve kandidate e me perspektivë anëtarësimi në BE, përfshirë rajonin e Ballkanit, në funksion të përshpejtimit të procesit të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

“Takimi vjen në një moment vendimtar për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe do të shërbejë si hapësirë për shkëmbim të ideve dhe qëndrimeve për sfidat e përbashkëta, rolin e rajonit në arkitekturën e sigurisë evropiane dhe perspektivën e përbashkët integruese”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Varshavë, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime dhe diskutime dypalëshe me homologë nga vendet e BE-së dhe nga vendet kandidate, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit në rajon, progresin e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme për shtetet demokratike dhe pro-evropiane të Ballkanit, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm