17.6 C
Zurich
spot_img

GEN-E-Albania: Tirana Bank gjithnjë në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit

Për të katërtin vit radhazi, Tirana Bank, pjesë e Grupit BALFIN, zgjodhi të mbështesë një prej festivaleve më kuptimplota, që fokusin e ka tek edukimi dhe fuqizimi i të rinjve ambiciozë. Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes – GEN-E-Albania, organizuar nga Junior Achievement of Albania, u mbajt më 8-9 maj në Piramidën e Tiranës, duke e kthyer këtë të fundit në një qendër të energjisë, kreativitetit dhe inovacionit të të rinjve.

Festivali mblodhi së bashku 150 nxënës nga i gjithë vendi, ndërsa vlerësoi dhe i kushtoi rëndësinë e duhur vizionit të 26 kompanive të krijuara prej tyre. Tirana Bank ofroi krahas mbështetjes financiare, përvojën dhe ekspertizën e saj, duke qenë pjesë e jurisë që përzgjodhi kompanitë finaliste. Këto kompani parashikojnë risi në aplikacione të ndryshme, zgjidhje për cështje mjedisore, lehtësi në proceset bujqësore, risi në kujdesin e shëndetit mendor, por edhe për mirëqenien.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Lila Canaj, Drejtuesja e Divizionit Retail në Tirana Bank, siguroi që të rinjtë do të kenë gjithnjë përkrahje nga banka. “Ky aktivitet nuk është thjesht një garë, por një mundësi e çmuar për të rinjtë shqiptarë që të shprehin talentin dhe potencialin e tyre. Tirana Bank është gjithmonë e gatshme t’i mbështesë në këtë rrugëtim, sepse besojmë se së bashku mund të ndërtojmë liderët e së ardhmes”, – tha Canaj duke përforcuar vlerësimin e bankës për edukimin, si një nga shtyllat më të rëndësishme për zhvillimin afatgjatë të vendit. Në mesin e fituesve, “SilverSprings” nga shkolla “Arben Broci” në Tiranë u shpall kompania më e mirë e festivalit. “FIPLAST” fitoi çmimin për idenë më inovative, ndërsa “METAL ART” nga Shkolla Profesionale e Korçës u vlerësua për përgatitjen për tregun e punës. Vlerësim mori edhe “ME’DIT” nga shkolla TES për planin më të mirë të marketingut dhe shitjes.

Përzgjedhja e finalistëve dhe e fituesve u bë mes 510 nxënësve të cilët ishin pjesë e programit “Kompanitë e Nxënësve” të Junior Achievement of Albania. Ky program, gjatë vitit shkollor 2024-2025, u zhvillua në 41 shkolla të arsimit të mesëm dhe të lartë, duke angazhuar krahas nxënësve me shpirt sipërmarrës, edhe mësuesit.

Mes tyre, në përmbyllje të festivalit, mësuesi më i mirë i vitit u shpall Genci Nelaj, nga gjimnazi “Sherif Hoxha”, Koplik.

Tirana Bank vijon t’i qëndrojë besnike misionit të saj për të fuqizuar komunitetet dhe kryesisht të rinjtë, duke mbështetur evente si GEN-E-Albania, e rrjedhimisht duke shfaqur një angazhim të qëndrueshëm ndaj edukimit financiar dhe sipërmarrjes.

Për Tirana Bank, edukimi financiar është ajo cka i duhet cdo të riu përballë sfidave të tregut të punës. Kjo është edhe arsyeja se përse shfaqet kurdoherë pranë iniciativave që shërbejnë si urë lidhëse mes dijes dhe praktikës./GT

Artikujt e fundit

Jehona e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare

Dje mbasdite më 14 maj 2025 ora 18:00' Shtëpia...

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Pavarësisht vendimit të KAS që votat e ardhura nga...

Bisedimet në Stamboll-Trump: Lufta në Ukrainë nuk zgjidhet pa u takuar unë dhe Putini

Donald Trump ka kërkuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë...

Njoftim: Promovim libri nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në promovimin e librit...

Më 1923 Faik Konica dha doreheqjen: Populli shfaqi dëshirën për ndryshime

Një nga zgjedhjet parlamentare më problematike në historinë e...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Ambasadori Mentor Latifi ligjëron para studentëve të Universitetit të Bernës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e...

Jehona e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare

Dje mbasdite më 14 maj 2025 ora 18:00' Shtëpia...

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Pavarësisht vendimit të KAS që votat e ardhura nga...

Bisedimet në Stamboll-Trump: Lufta në Ukrainë nuk zgjidhet pa u takuar unë dhe Putini

Donald Trump ka kërkuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë...

Njoftim: Promovim libri nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në promovimin e librit...

Më 1923 Faik Konica dha doreheqjen: Populli shfaqi dëshirën për ndryshime

Një nga zgjedhjet parlamentare më problematike në historinë e...

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) – një organizatë e...

Costa për Shqipërinë: Jeni në rrugën e duhur drejt BE, tani është koha për veprim

Presidenti i Këshillit Europian në detyrë, Antonio Costa, ka...

Barcelona 1 hap larg titullit

Barcelona është një hap larg titullit kampion në Spanjë,...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategoritë e popullarizuara

spot_img