Festivali Art Explora, më shumë se 35 mijë vizitorë në 12 ditë

Pasi regjistroi më shumë se 35 mijë vizitorë, festivali Art Explora e përmbylli edicionin e tij 12-ditor në Durrës dhe hapi velat e shtegtimit.

Festivali Art Explora u zhvillua nga data 10 deri më 21 prill, me një program të pasur artistik dhe muzikor nga mbi 50 artistë ndërkombëtarë dhe lokalë dhe ishte falas për të gjithë.

Festivali u organizua në kuvertën e anijes së parë muze në botë dhe në kalatën e portit, i konceptuar në disa pavijone dhe hapësira kolektive, me një program që ndërthuri ekspozita, realitet virtual, performanca, biseda, projeksione filmash dhe koncerte. Gjithashtu, Festivali Art Explora nxori në pah për audiencat ndërkombëtare, trashëgiminë historike të Durrësit duke e ndërlidhur atë me skenën globale të artit dhe kulturës bashkëkohore. Me titull “Për qytetet dhe gratë: Një flaut, një kambanë, ujëra”, programi artistik u kurua nga kuratorja shqiptare Arnisa Zeqo, asistuar nga Rina Meta dhe në bashkëpunim me Anima Pictures, përgjegjëse për produksionin.

Frédéric Jousset, themelues dhe president i Fondacionit Art Explora, falënderoi përzemërsisht të gjithë partnerët, artistët, si dhe autoritetet lokale dhe institucionet kulturore për përkushtimin dhe entuziazmin e treguar në mbështetje të këtij festivali.

Durrësi ishte ndalesa e parë e festivalit për këtë vit. Në këtë odise kulturore në Mesdhe, Art Explora do të lundrojë drejt Nisës në Francë (2-13 qershor), Rijekës në Kroaci (12-21 shtator), Athinës (3-12 tetor) dhe Limasol në Qipro (25 tetor – 5 nëntor), njofton oranews.

Artikujt e fundit

Këpucët e përdorura të Papa Françeskut, detaji i thjeshtësisë në ceremoninë mortore

Papa Françesku i cili e donte thjeshtësinë, do të...

Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi, sonte ka treguar zemër të madhe

Boksieri nga Kosova, Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së...

“Revolucioni” vazhdon, ja ndryshimet që do të implementojë UEFA në “Champions-in e ri”

UEFA po shqyrton mundësinë për të bërë disa ndryshime...

Armando Duka hap televizion për të pastruar imazhin e futbollit shqiptar

TemA Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka ndërmarrë një tjetër...

Shqiptari me dy miniera ari në Afrikë dhe perandori i diamantëve me miliona euro fitim!

Historia e jashtëzakonshme e Baki Baliut, perandori shqiptar i...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Armando Duka hap televizion për të pastruar imazhin e futbollit shqiptar

TemA Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka ndërmarrë një tjetër...

Shqiptari me dy miniera ari në Afrikë dhe perandori i diamantëve me miliona euro fitim!

Historia e jashtëzakonshme e Baki Baliut, perandori shqiptar i...

Ukraina merr mbi 400 mln euro nga BERZH për sigurinë energjetike

Ukraina ka marrë 400 milionë euro nga BERZH për...

Lobimi 6 milionë dollarësh në SHBA, reagon PD: Financohet nga patriotët shqiptarë

Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë për shtyp...

Konsullata e Kosovës në Cyrih e pranishme në koncertin përkujtimor të Revolucionit të Karafilit në Zvicër

Përgaditi: Dashnim HEBIBI, Zürich Zürich, 26.04.2025 Sot, Shefi i Misionit Konsullor...

Konsullata e Kosovës në Cyrih, derë e hapur për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Përgatiti: Dashnim HEBIBI Cyrih, 26.04.2025 Sot, në Konsullatën e Republikës së...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm