Emocionet e Eurovizionit – “Zjerm” merr pëlqime në Bazel

Në Bazel të Zvicrës vijojnë përgatitjet e fundit për festivalin evropian të këngës, që nis me natën e parë më 13 maj.

Shqipëria do të performojë e 12-ta dhe ka bërë tashmë provën e parë skenike. Emocionet janë të shumta nisur nga rankimi i lartë i këngës “Zjerm” në rrjetet sociale dhe në grupfanet e adhuruesve të Eurosong.

Dy protagonistët e “Shkodrës Elektronike” që do përfaqësojnë Shqipërinë sjellin për RTSH emocionet e javës së fundit. Kolë Laca dhe kantautorja Beatriçe Gjergji prej kohësh kanë zhvilluar ture në vende të ndryshme të Evropës dhe tregojnë se çfarë pëlqehet nga kënga shqiptare.

Të huajve u ka ngjitur kjo këngë. U pëlqen fakti që ka një element etnik, tribal, që është çiftelia, por edhe ritmika. Me tarabuk është bërë, me tarabuk elektronik,” thotë artisti Laca.

Janë fjalë të ndiera. Unë i ndiej ato fjalë. I kam zgjedhur nga shpirti im kur i kam shkruar. Është e pabesueshme për mua sot që të shoh njerëz, që nuk janë shqiptarë, duke kënduar ato vargje,” tregon kantautorja, Beatriçja.

“Zjerm” numëron afro 1 milion klikime në kanalin zyrtar të Eurosong në YouTube dhe renditet ndër këngët më të klikuara. Por cilat janë pritshmëritë e dy protagonistëve?

Ne shohim që njerëzve u pëlqen kjo këngë. Funksionon me një fjalë. Mbas provës së parë sinqerisht na bënë komplimente tërë ata teknikë, ata që ishin aty,” shprehet z. Laca.

… sinqeriteti, fati, momenti dhe ndoshta ndonjë ndihmë prej lart. Kam filluar ta besoj këtë gjë!” shton këngëtarja.

Dy protagonistët, fitues të Festivalit të Këngës në RTSH kanë prezantuar edhe veshjen e tyre skenike, një kombinim midis traditës dhe modernes. Kostumet janë krijuar nga stilistja njëherësh edhe e ëma e Beatriçes, Irina Dema në bashkëpunim me markën “Tamel Clothes”, duke reflektuar thelbin e identitetit modern shqiptar në një gjuhë universale artistike, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Kamala Harris rikthehet në qendër të vëmendjes 

Kamala Harris bëri një rikthim të papritur në skenën...

Barcelona kërkon hetim nga UEFA për arbitrin

Fundi i ndeshjes ka qenë i hidhur për ekipin...

Ngërçi politik vazhdon: Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 12-të të konstituohet

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich Për herë të dymbëdhjetë me radhë,...

Dështon edhe sot konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

Edhe sot me vonesë. Në seancë të pranishëm ishin...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Për shqiptarët Gjermania është vendi mik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich...

Kamala Harris rikthehet në qendër të vëmendjes 

Kamala Harris bëri një rikthim të papritur në skenën...

Barcelona kërkon hetim nga UEFA për arbitrin

Fundi i ndeshjes ka qenë i hidhur për ekipin...

Ngërçi politik vazhdon: Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 12-të të konstituohet

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich Për herë të dymbëdhjetë me radhë,...

Dështon edhe sot konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

Edhe sot me vonesë. Në seancë të pranishëm ishin...

Këngëtarja shqiptare Rinesance zbulon betejën me tumorin në tru

Këngëtarja shqiptare me karrierë në SHBA, Rinesa — e...

PSG-Arsenal, formacionet e mundshme

Sonte në orën 21:00, Paris Saint-Germain (PSG) dhe Arsenal...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm