Presidenti Francez, Emmanuel Macron, pas qëndrimit në Tiranë ku mori pjesë në Komunitetit Politik Evropian, ka falënderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, për mikpritjen.
Macron, përmes një postimi në platformën “X”, e ka thënë se miqësia mes Shqipërisë dhe Francës po forcohet.
“I dashur Edi Rama të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë”, ka shkruar Macron, transmeton telegrafi.
https://x.com/EmmanuelMacron?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1923762185009873108%7Ctwgr%5E49acf3c5a724e748e3d49834d3fc2983ff5d4551%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Femmanuel-macron-e-falenderon-ne-shqip-edi-ramen%2F