Emigranti nga Suedia: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shkeljen e fshehtësisë së votës së tij. Në një denoncim të bërë në emisionin “Fiks Fare”, emigranti ka thënë se zarfi i verdhë në të cilin ka dërguar fletën e votimit përmban një barkod që mendohet të përmbajë të dhënat e tij personale. “Ku është fshehtësia e votës, kur me të dhënat mbi zarf mund të identifikohet vota ime?” pyet emigranti, duke shtuar se kjo përbën një shkelje të hapur të ligjit dhe parimit kushtetues të votës së fshehtë.

Procesi votimit të diasporës shqiptare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka përfshirë një investim të konsiderueshëm financiar, me shpenzime që tejkalojnë 13 milionë euro. Këto fonde janë përdorur për ndërtimin e infrastrukturës teknologjike, shërbimet postare dhe mbështetjen administrative të nevojshme për të mundësuar pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin zgjedhor. Por sërish emigrantët janë të paqartë. Emisioni Fiks Fare kërkoi edhe një përgjigje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me shqetësimin që ngriti emigranti. KQZ sqaron se  zarfi në të cilin ndodhet fleta e votimit është një zarf i bardhë. Ky futet në një zarf tjetër që përmban të dhënat e votuesit. Kur mbërrin, zarfi që përmban adresën, griset dhe mbahet zarfi i bardhë.

Të gjithë grumbullohen dhe më pas bëhet procesi i numërimit. E gjithë kjo procedurë është  e monitoruar nga kamerat dhe jepet live në kanalin youtube të KQZ-së. Votat e emigrantëve do të shkojnë për garat në secilin qark ku kanë banuar para se të emigronin.

Artikujt e fundit

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

Studentët e UEJL vizitojnë Universitetin Epoka dhe Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë

Më 25 prill 2025, studentët e vitit të pestë...

U përurua Qendra Komunitare Shqiptare në Staten Island

Nga: Beqir SINA - Staten Island NY Deri dje ëndërr-...

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar, zbardhen detajet

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, ka kërkuar...

Si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Zënka mes disa personave ka agravura me të shtëna...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

U përurua Qendra Komunitare Shqiptare në Staten Island

Nga: Beqir SINA - Staten Island NY Deri dje ëndërr-...

Si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Zënka mes disa personave ka agravura me të shtëna...

Media italiane “La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

Mediat italine, duke i referuar Partisë Demokratike të Italisë,...

Këto janë modelet e telefonave që nuk do të mund të përdorin më WhatsApp nga 1 maji

WhatsApp, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë,...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm